Amerikani i dyshuar për publikimin e dosjeve sekrete të Pentagonit, po lexonte një libër në verandë para arrestimit të tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anëtari i Gardës Kombëtare Ajrore në Massachusetts, i cili u arrestua të enjten në lidhje me rrjedhjen e disa dokumenteve sekrete të Pentagonit, ishte i ulur në një verandë duke lexuar një libër para se agjentët federalë ta arrestonin, sipas pamjeve nga kanali i lajmeve WCVB-TV.

Jack Teixeira, 21-vjeç, u arrestua në lidhje me marrjen dhe publikimin e informacioneve të klasifikuara amerikane që tregonin për luftën në Ukrainë dhe detaje të tjera për SHBA-në, transmeton Telegrafi.

Teixeira, besohet të jetë udhëheqësi i një grupi privat në platformën e mesazheve për ‘gamera’ Discord i quajtur “Thug Shaker Central”.

Washington Post gjeti se një burrë të cilit i referoheshin anëtarët e tjerë të grupit si “OG” – me gjasë 21-vjeçarit Teixeira – nisi të ndante dokumente sekrete në këtë grup në fund të vitit 2022. Mediumi e përshkroi këtë burrë si adhurues të armëve.

Kur agjentët federalë arritën më në fund ta arrestonin Teixeira-n, ai me sa duket ishte ulur në verandë i qetë duke lexuar një libër.

Mediumet amerikane gjithashtu kanë publikuar video të momentit të arrestimit të tij.

Share This Article