Amerikania vret një e plagos dy persona që deshën ta ndihmonin në aksident, vritet në fund

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një vozitëse në Teksas të Shteteve të Bashkuara përfundoi në mënyrë fatale të mërkurën në mbrëmje pas një incidenti të pazakontë.

Pasi u aksidentua me veturën e vet, ajo qëlloi me armë në drejtim të tre personave që u përpoqën ta ndihmonin.

Njëri nga të qëlluarit vdiq dhe dy të tjerë janë dërguar në spital në gjendje kritike.

Vozitësja, e cila besohet se ishte në të njëzetat ose tridhjetat, u qëllua për vdekje nga një fqinj, i cili u mundua t’i mbronte personat e sulmuar.

Në mesin e të sulmuarve nga vozitësja ishin një burrë 50-vjeçar, që vdiq në spital, një grua në të pesëdhjetat dhe një djalë adoleshent, thuhet në raport.

Vozitësja ishte duke vozitur me shpejtësi, kur u përplas me një veturë të parkuar. Autoritetet thanë se janë duke zhvilluar një hetim për këtë rast.

Share This Article