Pas verës dhe bregdetit, Durrësi vijon të jetë ende i preferuari i turistëve të huaj, të cilët janë të apasionuar pas kulturës dhe historisë. Amfiteatri i Durrësit, ndër më të preferuarit, është vizituar gjatë këtij viti nga të paktën 30 mijë vizitorë.
Turistët e huaj vijojnë të jenë prezent në Durrës, duke shijuar kryesisht turizmin historiko-kulturor . Një ndër sitet më të preferuara për ta mbetet Amfiteatri, i cili gjatë periudhës janar-tetor 2024 është vizituar nga më shumë se 30 mijë vizitorë.
Sipas të dhënave të Qendrës Muzeore Durrës, numri i vizitorëve në Amfiteatër në 10 muajt e parë të këtij viti u rrit me 30 përqind krahasuar me të njëjtin periudhë të një viti më parë. Turistët shprehen entuziastë për atë çka gjejnë dhe shohin në vendin tonë.
Çmimet më të favorshme të kësaj periudhe e bëjnë destinacionin edhe më tërheqës për turistët, ndërsa në vazhdën e një turizmi të qëndrueshëm operatorët turistikë në Durrës kërkojnë një bashkëpunim më efektiv me Qeverinë.