Amir Rrahmani kërkohet në Serie A

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Amir Rrahmani duket se nuk do t’i bashkohet skuadrës së Standard Liege në Belgjikë.

Është përfolur shumë se mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, do t’i bashkohet skuadrës së Standard Liege në Belgjikë, aty ku para ndeshjeve të “Dardanëve” në fillim të qershorit u transferua mbrojtësi tjetër kosovar, Mërgim Vojvoda, raporton Gazeta Express.

Por, nga Italia vijnë të tjera lajme. Rrahmani tashmë e ka refuzuar skuadrën belge dhe menjëherë është hedhur në sulm skuadra nga Serie A, Hellas Verona, e cila ka shprehur interesim për 25-vjeçarin.

Kështu raporton “Inside Futboll”, derisa shkruan se Verona është e gatshme të paguajë 2 milionë euro për kartonin e mbrojtësit shqiptar, shifër kjo që vështirë se mund ta kënaq Dinamo Zagrebin.

Përveç Veronës, interesimin për mbrojtësin e Kosovës ka shprehur edhe skuadra e madhe skoceze, Celtic.

Së fundmi, Amiri ishte kapiten i Kombëtares së Kosovës në ndeshjet e “Dardanëve”, kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Kosova mori një pikë në Podgoricë, duke barazuar 1-1 me Malin e Zi, derisa triumfoi 3-2 në udhëtim në Sofje, duke rrëmbyer pikët e plota.

Share This Article