Amnistia fiskale (kriminale), Tabaku: S’ka lidhje me emigrantët, por për pastruesit e parave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Projektligjin e Qeverisë për një amnisti fiskale, deputetja demokrate Jorida Tabaku e sheh si një përpjekje për të falur persona që kanë kryer vjedhje, abuzime dhe akte korruptive duke u pasuruar, ndaj dhe e cilëson atë një amnisti kriminale.

Sipas Tabakut, draft ligji favorizon ata që për 30 vite kanë fshehur pasuritë dhe ndëshkon ata që kanë paguar taksat dhe kanë qenë korrekt me ligjin dhe shoqërinë.

Amnistimi i pasurive deri në 2 mln euro, thekson deputetja e PD, nuk ka asnjë lidhje me emigrantët, por legalizon procesin e pastrimit të parave ndërsa vendi është nën monitorim të ngushtë nga MoneyVal dhe një sërë institucionesh të tjera ndërkombëtare.

Kjo amnisti shkatërron konkurrencën në treg, barazinë para ligjit dhe punën e ndershme, thekson Tabaku.

Share This Article