Pronarët e restoranteve po ”kruajnë’ kokën dhe janë vendosur në një dilemë të madhe: si të rihapen për darka dhe të qëndrojnë të sigurtë në mes të pandemisë COVID-19!
Një vend në Amsterdam mendon se mund të kishte gjetur një zgjidhje.
Mediamatic Biotoop, një qendër arti në qytetin Hollandez, po vendos tavolina në natyrë në serra të vockla në përpjekje për t’iu përmbajtur udhëzimeve të distancës sociale.
Serat e vogla u ndërtuan si një projekt arti. Por tani ata janë shndërruar në hapësira private ngrënie.
Stafi në pritje veshin pajisje mbrojtëse dhe shërbejnë ushqim në dërrasa të gjata druri. Serrat mund të mbajnë një maksimum prej dy personash, shkruan Euronews.
Willem Velthoven, drejtori i qendrës së artit, tha se kriza COVID-19 i kishte detyruar restorantet të “rimendojnë mikpritjen”.
“Të jesh së bashku në grupe të mëdha ka të ngjarë që do të jetë jashtë modës për një kohë, por prapëseprapë, të vish në një situatë shoqërore dhe të shijosh vërtet gjëra së bashku është diçka që ne dëshirojmë akoma më shumë,” tha Velthoven.
Qendra mbajti një ngjarje testimi në fillim të këtij muaji dhe po planifikon të përdorë serrat përsëri në 21 maj dhe 27 qershor.
“Serat tona ju mbrojnë nga jashtë dhe të tjerët ndërsa ju ofrojnë një përvojë unike të ngrënies intime”, sqaroi ai.