Ana Babiç zgjidhet presidente e re e Republikës Srpska, në detyrë deri në 23 nëntor

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Republika Srpska, entiteti serb i Bosnjë dhe Hercegovinës, ka caktuar Ana Risic Babic si presidente të përkohshme, duke zyrtarizuar kështu largimin e Milorad Dodik nga ky post, pasi një gjykatë e shtetit e ndaloi të mbante poste politike.

Parlamenti i Republikës Srpska konfirmoi të shtunën emërimin e Babić, aleate e ngushtë e Dodik, duke u shprehur se ajo do të jetë në postin e lartë deri në mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale më 23 nëntor.

Ligjvënësit e entitetit serb gjithashtu anuluan disa ligje separatiste të miratuara gjatë presidencës së Dodik, të cilat kishin sfiduar autoritetin e të dërguarit ndërkombëtar Christian Schmidt dhe Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës.

Dodik, një nacionalist pro-rus, i cili pati kërkuar shkëputjen e Republikës Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina dhe bashkimin me Serbinë, më parë kishte refuzuar të largohej nga detyra.

Ndërkaq, Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi të premten që kishte hequr sanksionet e vendosura ndaj katër aleatëve të Dodik – një lëvizje që Dodik e përshëndeti, ndërsa ka ndërmarrë një fushatë që të hiqen edhe sanksionet e vendosura ndaj tij.

Dodik aktualisht është i sanksionuar nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe disa qeveri evropiane për veprime që minojnë Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit, të ndërmjetësuar nga SHBA, e cila i dha fund luftës së viteve 1992–1995 në Bosnje dhe Hercegovinë.

Nën Marrëveshjen e Dejtonit, vendi ndahet në dy entitete autonome: Republikën Srpska dhe Federatën Kroato-Boshnjake, të cilat kanë institucione të përbashkëta kombëtare, përfshi presidencën, ushtrinë, gjyqësorin dhe sistemin tatimor.

Share This Article