Ana Bërnabiq të hënën viziton Kosovën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Ana Brnabic, Prime Minister of Serbia, during Western Balkans Summit at the Poznan International Fair in Poznan, Poland on 5 July, 2019. (Photo by Beata Zawrzel/NurPhoto via Getty Images)

Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Brnabiq, të hënën më 5 shtator do të vijë për vizitë njëditore në Kosovë.

Radiokontaktplus shkruan se me këtë rast ajo do ta vizitojë Mitrovicën Veriore, Zveçanin dhe Leposaviqin.

Së bashku me kryeministren serbe, Kosovën do ta vizitojnë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkoviq dhe drejtori i Zyrës për IT dhe e-Qeverisje, Dr. Mihailo Jovanoviq.

Raportohet se kryeministrja serbe do ta nisë vizitën e saj të hënën në mëngjes me Mitrovicë, ku do të vizitojë qendrën e parë multimediale në veri të Kosovës dhe Akademinë Shpirtërore.

Pas kësaj është planifikuar një vizitë në manastirin e Banjskës në komunën e Zveçanit.

Në komunën e Leposaviqit, pasdite, Bërnabiq do të vizitojë familjen e vëllezërve Radosavljeviq, të cilët raportohet se janë zyrtarisht duke u zhvendosur në shtëpinë e re, të ndërtuar me mjete nga Qeveria e Republikës së Serbisë, përmes të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën.

Kryeministrja e Serbisë vizitën e saj në komunën e Leposaviqit do ta përmbyllë me një xhiro në një fermë familjare.

Ndërkaq nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë bënë të ditur se vizita e kryeministres serbe  është paralajmëruar të enjten, më 1 shtator, 72 orë para vizitës dhe, siç theksohet, në përputhje me Marrëveshjen për Vizitat zyrtare.

“Vizita e kryeministres së Qeverisë së Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq në Kosovë ka për qëllim të përcjellë mesazhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, në kuadër të të cilave është rruga e vetme për të arritur mbijetesën e serbëve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e zyrës në fjalë.

Kjo është vizita e saj e parë në rolin e kryeministres së Serbisë.

Share This Article