ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 4 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 4 hours ago
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë  4 hours ago
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan  4 hours ago
Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra  4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Analistët thonë se VV-ja e LDK-ja duhej të arrinin koalicionin pa e përfshirë postin e presidentit

albnews by albnews
9 December, 2019
in Kosova
0
Kurti do koalicion parazgjedhor me LDK-në, thotë se bashkë i marrin 70 deputetë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ende po vazhdojnë përpjekjet për një marrëveshje për bashkëqeverisje, ndërsa kanë kaluar dy muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Megjithëse të dyja subjektet kanë arritur pajtim për programin qeverisës, ato po përballen me një ngërç për ndarjen e pushtetit.

Në fillim të javës, udhëheqësit e dy subjekteve nuk arritën pajtim dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur takime të tjera, përveç debateve në distancë ndërmjet zyrtarëve të këtyre partive. Një pikë ndarëse ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike mbetet çështja e postit të presidentit të vendit, pasi që kjo e fundit po kërkon që në kuadër të marrëveshjes për bashkëqeverisje të jetë edhe posti i presidentit të Kosovës dhe ai t’i takojë asaj në vitin 2021.

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë për Zërin e Amerikës se çështja e postit të presidentit të vendit nuk do të duhej të ishte pikë ndarëse në mes të këtyre dy subjekteve.

RelatedPosts

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK

Bizneset e Kosovës po vijnë drejt Shqipërisë

“Gjithsesi kjo është ajo pika që përveç debatit edhe reformës zgjedhore që do të diskutohej për presidentin tani këto dy subjekte politike bazuar në këtë koalicion qeverisës nuk është që janë koalicion i unitetit kombëtar dhe kanë votë të gjerë, këta nuk kanë votë të gjerë, kanë diku 57 vota e cila do t’ia mundësonte pa një kompromis ose marrëveshje me konsensus politik edhe me spektrin tjetër opozitar për të zgjedhur presidentin. Për këtë arsye mendoj se përcaktimi nga tash qoftë i personalitet që do të jetë qoftë i subjektit politik që do ta ketë do të jetë shumë më e vështirë për këtë koalicion dhe nuk mendoj që ajo është ajo pika e cila do ta dëmtonte besueshmërinë apo gjithë rrjedhën për ndërtimin e këtij koalicioni”, tha Kryeziu.

Analisti Vigan Qorrolli thotë se rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit kanë treguar vullnetin e qytetarëve dhe se sipas tij dy subjektet duhet të ndërtojnë koalicionin qeverisës pa menduar për poste tjera.

“Posti i presidentit i ka vendosur në pozitë të pabarabartë dy palët duke kërkuar që në pranverën e vitit 2021 të negociohet një pozitë për të cilën ato paraprakisht as që kishin diskutuar dhe siç ndodh në demokracitë perëndimore, ato të mirëfillta, palët nuk pajtohen për qëllime programore por jo për qëllime postesh, tek ne ndonëse jemi demokraci e brishtë ka ndodhur e kundërta, që për poste të prishet pazari, por jo për parime”, tha Qorrolli.

Analisti Ismet Kryeziu thotë se Kosova aktualisht ndodhet në cikël normal të diskutimeve për koalicion qeverisës dhe se sipas tij procesi në tërësi po shkon në hapa të sigurt.

“Është një risi dhe një cikël i ri rreth zhvillimeve të koalicionit dhe mendoj që kjo është e mirë për demokracinë dhe nuk duhet ta shohim në atë frymën e shpejtësisë. Janë disa praktika në botë dhe mendoj se edhe Lidhja Demokratike dhe Vetëvendosja janë duke shkuar në këto praktika të cilat janë të shëndetshme për demokracinë për dallim prej marrëveshjeve tjera që janë brenda natës apo brenda dy apo tri individëve për të udhëhequr më tutje. Kështu që mendoj se është shëndetshme për demokracinë procesi në të cilin jemi”, tha ai.

Ndërsa analisti,Vigan Qorroli thotë se koalicioni duhet të arrihet sa më shpejt pasi që qeverinë e re e presin siç thotë shumë çështje serioze, posaçërisht vazhdimi i bisedimeve me Serbinë.

“Pastaj e dimë që viti 2020 do të jetë vit zgjedhor gjithandej në vende të Bashkimit Evropian, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe në Serbi. Për dialogun në mes dy shteteve, në mënyrë që të përfundoj njëherë e mirë dhe të jetë fillimi e fundi i tranzicionit politik por edhe shoqëror i Kosovës dhe qytetërave të saj”, tha Qorrolli.

Lëvizja Vetëvendosje që doli e para dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që doli e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit kanë siguruar 57 vende në parlamentin me 120 deputetë, ndërsa për ta miratuar formimin e qeverisë duhen së paku 61 vota. Për këtë ato llogarisin në votat e deputetëve të komuniteteve joserbe.

Rezultatet e zgjedhjeve janë certifikuar më 27 nëntor dhe nga ajo ditë rrjedh afati prej 30 ditësh për mbledhjen e parë të parlamentit që duhet të thirret nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

14 December, 2025
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

14 December, 2025
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result