ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale 15 minutes ago
Britania nis javën tjetër fluturimet e para për kthimin e emigrantëve klandestinë në Francë 2 hours ago
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbahet sot protestë në Hagë 2 hours ago
Troket derbi në Angli, Siti e Junajtid e kanë betejë 2 hours ago
Cindy Marina dhe Genar Topalli kurorëzojnë dashurinë në Vatikan 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Analisti serb Janjiq: Serbia ta respektojë marrëveshjen

albnews by albnews
11 November, 2023
in Kosova, Technologji
0
Analisti serb Janjiq: Serbia ta respektojë marrëveshjen
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Analistët në Beograd thonë se marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe ajo e Ohrit nënkuptojnë se Serbia e ka njohur Kosovën si shtet, por që këtë duhet ta pranojnë edhe institucionet e Serbisë.

Ata përmendin njohjen e dokumenteve dhe një sërë çështjesh tjera, por thonë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, po nguron ta pranojë.

RelatedPosts

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbahet sot protestë në Hagë

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Vizitë lamtumire e Gjeneral Barduanit, Osmani i jep Medaljen Presidenciale

Nga Serbia kërkohet dhënia e rezultateve në raport me Kosovën, që është njohja de facto. Sipas njohëseve të zhvillimeve, raporti vjetor i Komisionit Evropian ku kërkohet nga Serbia që t`i përmbushë obligimet në dialog, është në njëfarë mënyre thirrja për ta njohur sovranitetin e Kosovës.

“Ofrimi i njohjes de fakto është në kuadër të marrëveshjes së Ohrit. Në thelb, kjo do të thotë se Serbia e pranon se në realitet ekziston Republika e Kosovës dhe jo e ashtuquajtura Kosovë, madje as ajo me yll. Në kuptimin juridik dhe diplomatik, kjo nënkupton, siç shkruhet në marrëveshjen e shkurtit, pezullimi i veprimeve për pengimin e njohjes së Kosovës dhe krijimin e pengesave për Kosovën në organizatat ndërkombëtare”, tha Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike.

Edhe pse Beogradi zyrtar refuzon që me marrëveshjet e arritura e ka pranuar de fakto Kosovën, për analistët kjo nënkupton një gjendje faktike dhe të qartë, por që në Serbi po manipulohet.

“Presidenti i Serbisë tha se i pranoi marrëveshjet pa nënshkrim, a do të thotë kjo se një fjalë e dhënë në komunikimin zyrtar të një lideri dhe një politikani nuk do të thotë asgjë. Marrëveshjet nënkuptojnë që Serbia nuk do ta pengojë hyrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë OKB-në. Me marrëveshjet e Brukselit, të gjitha institucionet realisht e kanë njohur Kosovën, pasi hyrja e përfaqësuesve serbë në institucione, pastaj njohja e dokumenteve, çfarë është kjo nëse nuk është njohje”, tha gazetari Rade Radovanoviq.

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është një nga kërkesat kryesore për Serbinë në rrugën e saj evropiane. Në Beograd vlerësohet se nga Serbia kërkohet që t`i zbatojë marrëveshjet edhe nëse nuk janë nënshkruar dhe se Perëndimi nuk do të pranojë vonesa për shkak të zgjedhjeve apo kushteve të tjera. /Rtk/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

14 September, 2025
Britania nis javën tjetër fluturimet e para për kthimin e emigrantëve klandestinë në Francë

Britania nis javën tjetër fluturimet e para për kthimin e emigrantëve klandestinë në Francë

14 September, 2025
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbahet sot protestë në Hagë

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbahet sot protestë në Hagë

14 September, 2025
Troket derbi në Angli, Siti e Junajtid e kanë betejë

Troket derbi në Angli, Siti e Junajtid e kanë betejë

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result