Analisti serb: Për Serbinë, “Ballkani i Hapur” është më i mirë sesa integrimi evropian

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Për Serbinë, nisma “Ballkani i Hapur” është zgjidhje më e mirë sesa integrimi evropian, sepse nuk do të duhej të hiqte dorë nga lidhjet me Rusinë dhe Kinën”, thotë analisti politik serb, Dragomir Andjelkoviq.

Për strategjinë ekonomike dhe gjeopolitike të Serbisë, Andjelkoviq thotë se “Ballkani i Hapur” i jep shumë mundësi Serbisë, transmeton Gazeta Express.

“Ballkani i Hapur, si një zgjidhje e detyruar për shkak të ngërçit në integrimin europian, i jep vendit tonë mundësinë të lidhet me rajonin, të bashkëpunojë maksimalisht me Bashkimin Europian, por edhe t’i mbajë partnerët e tij strategjikë ekonomikë dhe gjeopolitikë nga lindja”, tha Andjelkoviq.

Dragomir Andjelkoviq

Ai shtoi se është thelbësore për Serbinë dhe për vetë nismën e “Ballkanit të Hapur” që vendet nga rajonit t’i bashkohen asaj.

“Nëse Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova bashkohen, mendoj se çështja është e plotë dhe do të marrë jetë. Nëse nuk bashkohen, kjo është një zgjidhje e pjesshme”, thotë Andjelkoviq.

Share This Article