ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Maqedonia
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Rajoni
  • Show Biz
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • ALBUK.TV
Home Bota

Analiza: A po heq dorë SHBA nga Ukraina?

albnews by albnews
7 July, 2025
in Bota, Opinion
0
Analiza: A po heq dorë SHBA nga Ukraina?
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA ka ndaluar dërgimin e ndihmave me armë që i ishin premtuar Ukrainës. Kjo tregon se Trumpi vazhdon të jetë më i afërt me qëndrimet e Putinit në çështjen e luftës në Ukrainë.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka konfirmuar se Ukraina  duhet të presë një ndalim të të gjitha dërgesave të armëve  amerikane – përfshirë ato të premtuara nga ish-Presidenti Joe Biden. “Nuk mund të jap detaje se cilat dërgesa armësh janë pezulluar”, tha zëdhënësi i Pentagonit Sean Parnell, por shtoi: “Për katër vjet nën administratën e Biden, ne dhamë armë dhe municione pa marrë parasysh se sa kemi ende vetë”.

RelatedPosts

“Nuk do të jetë një luftë botërore, por në një luftë ekonomike”,Trump kërcënon me sanksione të reja Rusinë

Incidenti: Avionët luftarakë gjermanë ndjekin avionin zbulues rus

Historia e jashtëzakonshme e kafes turke!

Një rishikim gjithëpërfshirës është duke u bërë tani. Parimi është: “Amerika e para”,  tha zëdhënësi i Pentagonit. Sipas tij, presidenti Trump  u zgjodh “për të vënë Amerikën të parën”.

Ndërprerja e ndihmave ushtarake?

Vetë Donald Trump foli për një takim “shumë të mirë” me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në samitin e NATO-s në Hagë javën e kaluar. Megjithatë, në lidhje me raketat kundërajrore “Patriot”, për të cilat Ukraina ka nevojë urgjente, Trump theksoi: “Ato janë shumë të vështira për t’u siguruar. Edhe ne kemi nevojë për to.” Sistemet “Patriot” janë veçanërisht të rëndësishme për Ukrainën për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore ruse.

A do të thotë kjo se ndihma amerikane për Ukrainën po merr fund? Max Bergmann, ekspert për Evropën në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) në Uashington, thotë: Po, ekziston një rrezik i tillë.

Ukraina nuk ka më prioritet për SHBA-në

“Është e qartë se administrata e presidentit Trump nuk do të kërkojë asnjë ndihmë të re nga Kongresi. Ukraina nuk është më prioritet i kësaj administrate”, tha politologu. E vetmja pyetje që mbetet është se kur do të skadojë ndihma e miratuar nga administrata e Biden – dhe nëse SHBA-ja do të vazhdojë të ndajë informacione sekrete me Ukrainën.

“Administrata Trump nuk ka interes të përfshihet shumë thellë në këtë luftë”, thotë Bergmann. Trump u përpoq të fillojë negociatat e paqes, por kjo nuk ka pasur shumë efekt deri tani.

“Ne kemi një president që nuk dëshiron marrëdhënie armiqësore me Rusinë, që nuk e sheh Rusinë ashtu siç e shohin partnerët evropianë të NATO-s, por që dëshiron një marrëdhënie të mirë me Rusinë”, thotë ai.

Reduktimi i ndihmave

Për Ukrainën është i hidhur fundi i parashikueshëm i ndihmës amerikane me armë. Por e hidhur është edhe ulja drastike e ndihmës amerikane për zhvillim. Që nga pushtimi rus në shkurt 2022, Ukraina ka qenë përfituesja më e madhe e fondeve nga agjencia e ndihmës për zhvillim USAID.

Nga kjo ndihmë janë financuar edhe pagat e punonjësve të shpëtimit dhe mësuesve ukrainas. Është mbështetur edhe puna e medias lokale ukrainase si dhe pastrimi i minave në zonat e rimarra nga Rusia.

Administrata Trump ka mbyllur agjencinë e ndihmës për zhvillim dhe vetëm mjetet e mbetura janë tani nën mbikëqyrjen e Departamentit të Shtetit. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ndihma për zhvillim e SHBA-së për Ukrainën arriti në pak më pak se 4.3 miliardë dollarë dhjetorin e kaluar.

Ndërsa deri në mars ajo u zvogëlua në më pak se 1.3 miliardë dollarë. Trendi i zvogëlimit po vazhdon.

A mund të mbyllet hendeku?

Pyetja mbetet nëse Evropa mund t’i mbyllë të gjitha këto hendeqe – ose, siç e thotë shkencëtari politik Bergmann: “A do të jetë Gjermania në gjendje të mbulojë kostot?” Përgjigja e shumicës së ekspertëve – të paktën në afat të shkurtër dhe të mesëm – shumë vështirë!/ DW 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024
“Tremb” sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja “zhduket” nga Burnley

“Tremb” sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja “zhduket” nga Burnley

25 August, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
“Nuk do të jetë një luftë botërore, por në një luftë ekonomike”,Trump kërcënon me sanksione të reja Rusinë

“Nuk do të jetë një luftë botërore, por në një luftë ekonomike”,Trump kërcënon me sanksione të reja Rusinë

27 August, 2025
Zbulohet përmbajtja e ‘kapsulës së kohës’ së princeshës Diana

Zbulohet përmbajtja e ‘kapsulës së kohës’ së princeshës Diana

27 August, 2025
Kualifikohen debutuesit në Champions

Kualifikohen debutuesit në Champions

27 August, 2025
“Do dëbojmë azilkërkuesit nga Britania e Madhe”/ Babai i Brexit premton që të arrestojë dhe dëbojë 600 mijë persona nga kanë ardhur

“Do dëbojmë azilkërkuesit nga Britania e Madhe”/ Babai i Brexit premton që të arrestojë dhe dëbojë 600 mijë persona nga kanë ardhur

27 August, 2025

Recent News

Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result