• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 10, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Opinion
ANALIZA/ Andi Bushati: Ç’na tregon telendisja e opozites?

ANALIZA/ Andi Bushati: Ç’na tregon telendisja e opozites?

by albnews
20 November, 2023
in Opinion
0
55
VIEWS

Në tre dekada pluralizëm, opozita nuk ka qenë ndonjëherë më e dobët se sot. Sali Berisha dhe deputetët e tij nuk e ndaluan dot një seancë surrogato që miratoi në mënyrë të turpshme, në vetëm 5 minuta, 7 miliardët e buxhetit për vitin e ardhshëm. Ndonëse e mbushën sallën e kuvendit me tym, ndonëse mjediset e parlamentit ngjanin me ato të bodrumeve të spitaleve në Gaza, asgjë nuk e pengoi shumicën socialiste të votonte përpara axhendën e saj. Të njëjtat skena përsëriten që prej mesit të tetorit, kur dy grupimet, ai i Foltores dhe ai i Gaz Bardhit, u bashkuan për të mos pranuar nënshtrimin e minorancës ndaj akteve të paligjshme.

Por, ndonëse ky aksion tenton të krijojë një vijë ndarëse me autoritarizmin dhe përmbysjen e pluralizmit, ai ka deshtuar të bëhet një barrikadë ndaj tyre. Tashmë opozita nuk ka më këllqe të nxjerrë njerëz në rugë për protesta të fuqishme. Ajo nuk shfrytëzon dot asnjë mekanizëm parlamentar që garanton të drejtat e saj. Ajo nuk zgjon dot më vëmendjen e asnjë ambasadori, që të bëjë thirrje për normalizim të skenës politike. Ajo nuk ankohet dot në gjykatat e reformës së re në drejtësi, e sidomos në atë Kushtetuese, të stërmbushur me juristë të tredhur moralisht e politikisht.

Sipas propagandës së pushtetit, kjo po ndodh pasi në krye të saj kanë mbetur dy personazhe të së shkuarës, si non grata Sali dhe Like Floriri. Sipas tyre, interesi personal i të dyve po bëhet shkak për humbjen e besueshmërisë së kauzave opozitare dhe për indiferencën e faktorëve të tretë ndaj artikulimit të tyre.

Ndonëse këto pretendime, që përsëriten vazhdimisht nga daullexhinjtë e pushtetit, nuk janë krejtësisht të gënjeshtërta, e vërteta e plotë është krejt e ndryshme.

Opozitës në këtë vend i është vënë shkelmi në fyt. Për të vërtetuar këtë nuk majfton të përmendësh vetëm historinë e përsëritur, se partia më e madhe mbahet prej dy vjetësh në kushte ilegaliteti, pa vulë, firmë, mundësi reale përfaqësimi në zgjedhje, financim publik etj. Kësaj mund ti shtohet, pa frikë, shkallmimi që iu bë ish LSI-së, duke i rekrutuar prej pushtetit, jo vetëm deputetët, ish kryebashkiakët, ish drejtorët, por edhë pjesën më të madhe të drejtuesve në provincë.

Në këtë këtë panoramë mund të vendoset edhe pompimi butaforik ndaj Bashës dhe një gjysëm dyzine deputetësh qesharakë që i shkojnë atij nga pas si përfaqësues të opozitës zyrtare.

Por ka edhe më. Mediave që s’pranojnë të vazhdojnë të përkëdhelin qeverinë, por reken ta cimbisin nga pak, i vihet menjëherë tritol dhe u sekuestrohen pasuritë e pronarëve. Atyre që guxojnë të publikojnë skandale, u vërsulet qenëria e SPAK, për tu kontrolluar zyrat dhe përgjuar kompjuterat e celularët.

Sali Berisha që dikur kërcënonte qeveritë, se i përmbyste me demokratët e Mamurrasit apo Laçit, tani rrëzohet në mes të Tiranës nga grushti i një kontigjenti të policisë, sikur kjo të qe një ngjarje e zakonshme kronike. Ky episod i fundit dëshmon shumë edhe për transformimin që ka ndodhur, jo vetëm në arenën e dukshme të politikës, por edhe në botën e nëndheshme.

Faza e atij që Fatos Lubonja, e ka emëtruar si pluralizmi ologarkik i tre bandave, ku përpos përfaqësimit në kuvend, partitë e mëdha kishin nga pas edhe oligarkët e tyre edhe lidhjet me botën e nëndheshme, ka përfunduar pas viteve 2017-2019. Nga pluralizmi ologarkik kemi degraduar drejt monizmit, ku tashmë Edi Rama kontrollon jo vetëm arenën politike por edhe mediat edhe oligarkët edhe kriminalitetin edhe drejtësinë me një miratim herë të heshtur e herë konsensual të ndërkombëtarëve. Në sisteme të tilla, jo vetëm opozita e Sali non gratës dhe Like Floririt, por edhe ajo e kryesuar hipotetikisht nga [mime nobel për paqe, do e kishte të vështirë të ngrinte kokë. Kur demokracisë i vihet dryni, të debatosh për forcën apo dobësinë e opozitës është njësoj si në mesjetën e shën Toma d’Akuinit, të ziheshe për seksin e ëngjëjve.

Pikërisht për këtë, dobësia e opozitës, disfatat e saj elektorale, pafuqia për të mobilizuar rugën, pamundësia për të ferenuar krimin parlamentar, nuk është një e keqe në vetvete, që lidhet vetëm me arsyet e saj të brendëshme. Ajo është simptoma më e dukshme e një sëmundjeje më të thellë. Ajo është produkt i një shoqërie të palirë që po atrofizohet dita ditës.

Kush flet vetëm për telendisjen e PD apo PL, sillet si një infermier që, mjaftohet duke i vënë termometrin një trupi që lëngon, pa dashur të kuptojë shkaqet e të keqes brenda tij. Pasi problemi i madh nuk është se po i shkelen të drejtat Berishës apo Metës, për të cilët mund të thuhet me lehtësi “mirë iu’a bëfshin, e kanë merituar”.

Thelbi i çështjes qëndron në faktin se prej kohësh, në Shqipëri po shkelen dhe nëpërkëmben aspiratat e një mase të stërmadhe njerëzish, nga 600 deri në 700 mijë, që votojnë dhe shprehen hapur kundër politikave të Edi Ramës. Prej kohësh kjo politikë ka krijuar një ndarje, aparteid (jo racor) politik në mjedisin shqiptar. Kjo masë që mendon ndryshe është zhveshur nga çdo e drejtë. Prandaj kur shohim opozitën të humbasë, të shpërfillet, të mundet, të gjunjëzohet, neve s’kemi pse qajmë vetëm hallin e saj, por mbi të gjitha atë tonin, si pjestarë të një shoqërie, së cilës i kanë vënë thonjtë në fyt për të mbytur një demokraci në gërhamat e fundit.

Previous Post

Tirana “vishet” kuqezi, spektakël ngjyrash para ndeshjes, disa tifozë nisen drejt “Air Albania”

Next Post

Gjithçka është gati për duelin me Ishujt Faroe, FSHF-ja publikon videon nga dhomat e zhveshjes

albnews

albnews

Related Posts

Si vdes demokracia? Shembulli i Rumanisë na tregon këtë në mënyrën më të frikshme…
Opinion

Si vdes demokracia? Shembulli i Rumanisë na tregon këtë në mënyrën më të frikshme…

6 May, 2025
Irena Gjoka si turpi i drejtësisë së rilindur
Albania

Irena Gjoka si turpi i drejtësisë së rilindur

5 May, 2025
U “sëmur” në SHBA, Vuçiç shtrohet në spital në Serbi, por ish-diplomati thotë se shefja e stafit të Trump e përzuri nga Mar-a-Lago
Kosova

U “sëmur” në SHBA, Vuçiç shtrohet në spital në Serbi, por ish-diplomati thotë se shefja e stafit të Trump e përzuri nga Mar-a-Lago

3 May, 2025
Next Post
Gjithçka është gati për duelin me Ishujt Faroe, FSHF-ja publikon videon nga dhomat e zhveshjes

Gjithçka është gati për duelin me Ishujt Faroe, FSHF-ja publikon videon nga dhomat e zhveshjes

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

9 May, 2025
Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

9 May, 2025
Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

9 May, 2025
Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

9 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4669 shares
    Share 1868 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2377 shares
    Share 951 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM