ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lufta ndaj narkotrafikut, ushtria e SHBA shpërthen varkën e 4 venezueliane me drogë 18 hours ago
Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë 18 hours ago
Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor 18 hours ago
Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde? 20 hours ago
Rreziku i padukshëm, kimikatet e përditshme që po dëmtojnë shëndetin tonë 20 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Analiza e BIRN: PS fiton zgjedhjet në aleancë me ‘non-gratat’, ndërsa opozita braktiset nga votuesit

albnews by albnews
16 May, 2023
in Albania
0
Analiza e BIRN: PS fiton zgjedhjet në aleancë me ‘non-gratat’, ndërsa opozita braktiset nga votuesit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Minimalisht 300 mijë shqiptarë refuzuan të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës për pushtetin vendor në Shqipëri, gjë që duket se i dha socialistëve fitore dërrmuese në shumicën e bashkive, pavarësisht se numri i votave ishte dhjetëra mijëra më i ulët se sa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

BIRN krahasoi numri e votave të marra nga Partia Socialiste dhe aleati i tyre i pashpallur, PSD e Tom Doshit në vitin 2021 me numrin e votave që morën kandidatët e PS për kryetarë bashkie në zgjedhjet e së dielës. Rezultati tregon që mazhoranca ka humbur në rang vendi rreth 46 mijë vota krahasuar me vitin 2021. Në disa bashki kyçe si Shkodra dhe Kamza, socialistët e kanë rritur numrin e votave, ndërsa në bashki të tjera si Tirana, Vlora dhe Elbasani, kanë pësuar humbje votash.

RelatedPosts

Gara për Tiranën, Lapaj del në mbështetje të Florian Binajt

Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë

Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor

Humbjet më të mëdha janë shënuar në Tiranë, ku kryebashkiaku Veliaj mori rreth 34 mijë vota më pak nga sa kishte fituar Partia Socialiste dhe PSD të marra së bashku në vitin 2021.

Humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve duket se janë dy ish-kryeministrat dhe ish-presidentët, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilët kanë krijuar koalicionin opozitar Bashkë Fitojmë, pasi Berisha u përzu nga partia e tij nga pasardhësi dhe ish-benjamini Lulzim Basha për shkak se u “emërtua” nga Shtetet e Bashkuara si politikan “i përfshirë në korrupsion madhor”.

Në kampin e opozitës, BIRN krahasoi votat e marra nga Partia Demokratike dhe LSI në zgjedhjet e vitit 2021 me votat që kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe ata të Partisë Demokratike zyrtare morën në zgjedhjet e së dielës.

Opozita mori në total 522 mijë vota të dielën, nga të cilat 490 mijë shkuan për kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Në total, opozita humbi rreth 207 mijë vota nga viti 2021, duke humbur bastionet e tyre historike në Shkodër, Kamëz, Dibër, Kukës e Tropojë. Bashkia më e madhe e fituar prej tyre është Kavaja. Të shtata bashkitë e fituara nga opozita të marra sëbashku kanë gjithsej 200 mijë banorë, sipas gjendjes civile ose 4.5% të totalit të popullsisë sipas regjistrit civil.

Partia Socialiste fitoi gjithsej 53 bashki, ndërsa aleatja e saj, Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, fitoi bashkinë e Finiqit. Bashkitë e qeverisura nga koalicioni i majtë kanë 96% të popullsisë së vendit.

Partia Demokratike zyrtare garoi në 13 bashki, ku në tre mund të konsiderohej pretendente. Në Mallakastër, kandidati i saj Agron Kapllanaj humbi me rezultat të ngushtë përballë kryebashkiakut aktual, i cili u ndihmua në fitore edhe nga kandidati i Bashkë Fitojmë.

Në Këlcyrë duket se ndodhi e kundërta, kandidati i Bashkë Fitojmë humbi pasi një grusht votash u fituan nga kandidati i Partisë Demokratike zyrtare. Në Dimal kandidati i PD-së zyrtare, Dritan Sula mori 36%. Votat e tij dhe të kandidatit të Bashkë Fitojmë, Gentian Meçi të marra sëbashku nuk bëjnë shumicën.

Në Kuçovë, kandidati i Bashkë Fitojmë Lefter Maliqi, mund të kishte fituar nëse kandidati i PD-së zyrtare do t’i kishte dhënë votat e tij, ndërsa në Finiq, PD dhe Bashkë Fitojmë morën sëbashku 61% të votave, por humbën përballë kandidatit të qeverisë për shkak se garuan të ndarë./reporter.al/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lufta ndaj narkotrafikut, ushtria e SHBA shpërthen varkën e 4 venezueliane me drogë

Lufta ndaj narkotrafikut, ushtria e SHBA shpërthen varkën e 4 venezueliane me drogë

5 October, 2025
Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë

Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë

5 October, 2025
Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor

Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor

5 October, 2025
Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde?

Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde?

5 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result