ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE? 25 seconds ago
SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin 3 minutes ago
Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat 28 minutes ago
Starmer i thotë Abramovich-it të ‘paguajë tani’ ose të përballet me gjykatën 31 minutes ago
EMRI/ Trafikonte emigrantë dhe dr*gë me kamion, arrestohet shqiptari në Angli 58 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

albnews by albnews
17 December, 2025
in Albania, Kosova, Maqedonia, rajoni
0
Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Përparimi drejt procesit të zgjerimit do të jetë tema kryesore në takimin (17.12.2025) në Bruksel, mes drejtuesve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

RelatedPosts

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

EMRI/ Trafikonte emigrantë dhe dr*gë me kamion, arrestohet shqiptari në Angli

Pas luftërave të viteve ’90, që e shkatërruan Ballkanin, Bashkimi Europian u zotua në vitin 2003 të anëtarësonte në bllok shtatë vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Kroacinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Kroacia iu bashkua BE-së 10 vite më vonë.

Përveç Kosovës, e cila aplikoi për anëtarësim në vitin 2022, pesë vendet e tjera janë tashmë zyrtarisht shtete kandidate të Bashkimit Europian.

Më shumë se një dekadë pasi Kroacia iu bashkua BE-së, zgjerimi në Bruksel duket më afër se kurrë.

Brukseli e ka bërë të qartë angazhimin për zgjerim përmes sinjaleve të qarta dhe tani pyetja nuk është më nëse do të ketë anëtarësime të reja, por cilat vende të Ballkanit Perëndimor janë gati për të ecur përpara dhe cilat do të mbeten pas.

Mali i Zi, shteti më i vogël nga të pestat vende kandidate të rajonit, konsiderohet gjerësisht si kryesuesi i procesit të anëtarësimit, me Shqipërinë që e ndjek ngushtësisht nga pas.

Sipas Komisioneres për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, Mali i Zi mundet që teknikisht të përmbushë negociatat deri në fundin e vitit 2026, ndërsa Shqipëria një vit më pas.

“Pastaj na nevojiten 1-1.5 vite për të kaluar nëpër procesin e ratifikimit. Pra, jam vërtet optimiste se edhe gjatë mandatit tim, i cili përfundon në fund të vitit 2029, Bashkimi Europian mund të ketë të paktën dy anëtarë të rinj” – tha së fundi Kos në një intervistë për DW.

Në Serbi, e cila është ekonomikisht kandidatja më e fortë në rajon, vrulli për reforma është zbehur dukshëm. Si kundërpërgjigje, presidenti Aleksandar Vuçiq sugjeroi javën e kaluar, përpara se të udhëtonte për në Bruksel për një takim mbi progresin e Serbisë në BE, që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bashkohen BE-së njëkohësisht.

Por a është ky një skenar i zbatueshëm dhe a do të ishte i pranueshëm për fqinjët e Serbisë dhe BE-në?

Procesi i zgjerimit të BE-së për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor ka qenë i ngadaltë për disa arsye.

Nga njëra anë, Ballkani Perëndimor përballet ende me çështje dypalëshe të pazgjidhura, mangësi në sundimin e ligjit dhe nivele të larta korrupsioni. Nga ana tjetër, ka pasur ngurrim dhe “lodhje nga zgjerimi” nga ana e shteteve anëtare të BE-së.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

17 December, 2025
SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

17 December, 2025
Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

17 December, 2025
Starmer i thotë Abramovich-it të ‘paguajë tani’ ose të përballet me gjykatën

Starmer i thotë Abramovich-it të ‘paguajë tani’ ose të përballet me gjykatën

17 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result