ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n 3 hours ago
Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor 4 hours ago
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi 5 hours ago
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë 5 hours ago
Mbledhje urgjente e NATO-s, Neni 4 i Aleancës hyn në fuqi 5 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Analiza e DW: Për kë do të votojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut?

albnews by albnews
4 May, 2024
in Maqedonia
0
Analiza e DW: Për kë do të votojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Deutsche Welle

Kush, kë do të përkrahë dhe ku do të shkojnë votat në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të kandidatëve që nuk hynë në raundin e dytë? Tani për tani asnjë parti nuk është prononcuar nëse do t’i thërrasë votuesit e saj për të përkrahur Pendarovskin ose Siljanovskën. VMRO-DPMNE publikisht u ankua se deri më tani nuk kanë marrë përkrahje për Gordana Siljanovska Davkova prej asnjërit nga kandidatët e opozitës. “Deri më sot nuk kemi përkrahje për Gordana Siljanovska Davkovën nga kandidatët e opozitës. Kjo do të thotë se ose nuk kanë ndjenjë elementare për shtetin ose në mënyrë të pavetëdijshme punojnë për pushtetin”, thekson Aleksandar Nikolloski nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

RelatedPosts

Rama: Shqipet nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova ndotësit më të mëdhenj të pikave turistike

Mickoski: Pres që Prokuroria ta zbardh rastin me përgjimin

Ambasadori amerikan në NATO: SHBA-ja do stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Kandidati për president nga rradhët e LSDM-së Stevo Pendarovski ka thënë se ai nuk do t’i kërkojë votat e kandidatëve të tjerë. “Nuk mendoj që t’u drejtohem subjekteve të tjera politike, sidomos atyre që kishin kandidatë, të cilët nuk kaluan në raundin e dytë. Unë nuk e parapëlqej këtë matematikë dhe këtë mënyrë të shpërndarjes prej teje tek unë”, është shprehur Pendarovski.

Por pikërisht votat e partive shqiptare do të vendosin në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kësaj herë më së shumti për plotësimin e censusit prej 40%. Tani për tani edhe nga VLEN edhe nga BDI thonë se organet partiake ende nuk kanë sjellë vendim se cilin kandidat presidencial do ta përkrahin në raundin e dytë.

Kanë filluar përllogaritjet se kush do të jetë në qeverinë e re

Sa i përket fushatës për zgjedhjet parlamentare, partitë politike tri ditë para përfundimit të fushatës janë fokusuar se kush do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme. Bilall Kasami nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN vlerëson, se ky koalicion ka legjitimitetin e votuesve shqiptarë prandaj dhe duhet të jetë pjesë e qeverisë së ardhëshme.

“Besojmë fuqishëm që pas 8 majit, koalicioni VLEN si pjesë e qeverisë do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe në shërbim të bizneseve me qëllim të ndaljes së ekzodit të rinisë dhe qytetarëve drejt perëndimit”, ka thënë Bilall Kasami nga  VLEN.

BDI vlerëson se i plotëson të gjitha kushtet për të qenë në qeveri

Bujar Osmani nga Fronti Evropian është i mendimit se gjatë formimit të një qeverie duhet pasur parasysh se përveç shumicës prej 61 deputetësh nevojitet edhe shumica e Badinterit. Pa këtë shumicë të dyfishtë nuk mund të formohet qeveri stabile dhe nuk mund të ketë parlament funksional.

“Fronti Evropian përpos që garanton stabilitet dhe bashkëjetesë, ky koalicion do të sigurojë edhe dy kushtet elementare për formimin e qeverisë së ardhëshme, shumicën prej 61 deputetësh dhe shumicën e Badenterit”, ka deklaruar Bujar osmani nga BDI.

VMRO-DPMNE: Koalicionin qeveritar do ta formojmë me VLEN-in

VMRO DPMNE-ja e ka shpallur veten si fituese të këtyre zgjedhjeve, madje ka përcaktuar edhe partitë që do të jenë pjesë e qeverisë së re. Kreu i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski ka thënë se partia që ai drejton do të jetë fituese e dyfishtë e zgjedhjeve më 8 maj. Sipas tij, qeveria e re do të formohet nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni VLEN që përbëhet nga partitë opozitare shqiptare.

“Për VMRO-DPMNE-në qëndrimet janë shumë të qarta. Nuk dua të flas me emisarët që BDI i dërgon çdo ditë për koalicion me VMRO-DPMNE-në. BDI-ja për mua është kapitull i përfunduar dhe do të shkojë në opozitë”, ka deklaruar Mickoski.

Në Maqedoninë e Veriutderi në vitin 2017 ka pasur një rregull të pashkruar, që qeveritë formohen nga partitë fituese shqiptare dhe maqedonase, pavarësisht orientimeve të tyre programore.

Gir: Procesi i zgjedhjeve të përfundojë me porosi dhe ndjenjë pozitive

Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir pret që raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe votimi për parlamentaret të kalojë qetë dhe në atmosferë demokratike. “Misioni i OSBE/ODIHR-it e publikoi raportin për raundin e parë të zgjedhjeve. Zgjedhjet kaluan kryesisht qetë dhe në atmosferë demokratike dhe me të vërtetë shpresojmë se raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe fushata për zgjedhjet parlamentare do të jetë pozitive, çka do të mundësojë që i gjithë procesi të përfundojë me porosi dhe ndjenjë pozitive”, ka deklaruar Dejvid Gir, ambasador i BE-së.

Të mërkurën me 8 maj, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të votojnë në raundin e dytë për zgjedhjet presidenciale dhe njëherazi edhe për zgjedhjet parlamentare.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n

Aksidentale apo e qëllimshme? Sulmi i hapësirës ajrore me dron i Rusisë në Poloni është një provë për NATO-n

10 September, 2025
Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor

Arrestim për vrasje pasi një djalë u godit me thikë në stacionin hekurudhor

10 September, 2025
SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

SHBA shpall ‘non grata’ dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

10 September, 2025
Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

Ellison tejkalon Musk si njeriu më i pasur në botë

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result