ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Protesta të dhunshme në Gjeorgji, sulmohet Presidenca 4 minutes ago
Babishi i fiton zgjedhjet në Çeki, por i duhet koalicion 5 minutes ago
Analiza e DW: Turqia është shumë e varur nga furnizimet me energji ruse, a mund të heqë dorë? 7 minutes ago
Miratohet aktakuza për tragjedinë e Koçanit – 37 të akuzuar për zjarrin ku humbën jetën 62 persona në Maqedoninë e Veriut 19 hours ago
Zgjedhjet në Tiranë, Berisha: Diskutimet për modelin që do bashkonte më shumë opozitën, jo për kandidaturat 20 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Analiza e DW: Turqia është shumë e varur nga furnizimet me energji ruse, a mund të heqë dorë?

albnews by albnews
5 October, 2025
in Bota
0
Analiza e DW: Turqia është shumë e varur nga furnizimet me energji ruse, a mund të heqë dorë?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

G7 dhe Uashingtoni kërkojnë që Presidenti turk Erdogan të ndalë importin e naftës dhe gazit rus. Por Turqia është shumë e varur nga furnizimet me energji – dhe përfiton aktualisht nga avantazhet e çmimeve.

Ishte një skenë që tërhoqi mjaft vëmendjen në Zyrën Ovale ku ishin ulur presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe ai turk, Erdogan në shtator. Trump vlerësoi i ekzaltuar homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, para gazetarëve: “Kemi një marrëdhënie të mirë. Ai po bën një punë shumë të mirë në vendin e tij. Është një njeri shumë i respektuar. Të gjithë e respektojnë. Edhe unë e respektoj.” Por në mes të lëvdatave erdhi një kërkesë që përfaqëson një sfidë të madhe ekonomike dhe gjeopolitike për Ankaranë: Trump kërkoi që Erdogan të ndalojë blerjen e naftës dhe gazit nga Rusia.

RelatedPosts

Protesta të dhunshme në Gjeorgji, sulmohet Presidenca

Babishi i fiton zgjedhjet në Çeki, por i duhet koalicion

Politikanët pasurohen ndërsa ne vuajmë – kështu që unë ndihmova në rrëzimin e qeverisë sonë në 48 orë

Edhe vendet e G7-ës e kanë rritur presionin. Pas një takimi virtual të mërkurën, shtatë vendet kryesore të industrializuara perëndimore – Gjermania, Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Italia, Japonia dhe SHBA-ja – deklaruan bashkërisht se ishte koha për të “maksimizuar presionin mbi eksportet e naftës së Rusisë”. Kjo masë synon të zvogëlojë të ardhurat që i nevojiten Moskës për luftën.

Deri më tani, Turqia nuk ka reaguar pas deklaratave të Donald Trumpit apo kërkesës së G7-ës. Varësia e saj energjetike është pika më e ndjeshme e vendit në Bosfor. Turqia është jashtëzakonisht e varur nga Rusia për furnizimet e saj me energji.

Fakte dhe shifra mbi varësinë turke
Sipas të dhënave nga Autoriteti Rregullator i Tregjeve të Energjisë Turke (EPDK), 66 përqind e importeve dhe produkteve turke të naftës erdhën nga Rusia vitin e kaluar. Sipas ekspertit kryesor të energjisë Necdet Pamir, shifra ishte më shumë se 68 përqind një vit më parë se 2024-n, kurse deri në fund të vitit 2022, ajo ishte në 41 përqind.

Shifrat e larta të importit janë një pasojë e drejtpërdrejtë e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës: Turqia po përfiton nga fakti që Rusia është nën presion për shkak të sanksioneve të BE-së dhe po ofron përkohësisht naftën e saj deri në 15 përqind nën çmimet e tregut ndërkombëtar. Një ndalim importi jo vetëm që do të rrezikonte sigurinë e furnizimit të Turqisë, por do të eliminonte edhe këtë avantazh të qartë çmimi. Edhe 41 përqind të importeve të saj të gazit natyror Ankaraja i mori nga Rusia në vitin 2024. Gazi rus i dorëzohet Turqisë kryesisht përmes tubacioneve Blue Stream (Mavi Akim) dhe Turk Stream (Türk Akim).

Refuzimi i Moskës dhe strategjia e Turqisë
Menjëherë pas takimit të Trump me Erdoganin, Kremlini njoftoi përmes zëdhënësit, Dmitry Peskov, se tubacionet e gazit për në Turqi vazhdonin të funksiononin me “kapacitet të plotë”. Nuk do të kishte ndërprerje për sa kohë që rrjedha e gazit ishte “e dobishme” për Turqinë. Peskov e qartësoi edhe qëndrimin e Moskës: “Turqia është një shtet sovran që merr vendimet e veta në lidhje me bashkëpunimin me ne”.

Ekspertët nuk presin që Turqia të ndalojë importet e energjisë nga Rusia në vitet e ardhshme. Në vend të kësaj, Ankaraja po ndjek një strategji të qetë: diversifikimin. Kompania shtetërore BOTAS nënshkroi dy kontrata afatgjata gjatë vizitës së fundit të Erdoganit në Shtetet e Bashkuara për të zgjeruar furnizimin e saj me gaz natyror: një marrëveshje me kompaninë amerikane Mercuria për të furnizuar një total prej 70 miliardë metrash kub gaz natyror të lëngshëm (LNG) për 20 vjet duke filluar nga viti 2026; Për më tepër, u njoftua një marrëveshje paraprake me Woodside Energy për 5.8 miliardë metra kub LNG.

Kadri Tastan, ekspert për Turqinë në Fondin Gjerman Marshall me seli në SHBA, vëren se qeveria turke ka bërë vërtet përpjekje të mëdha vitet e fundit për të diversifikuar burimet dhe për të siguruar sigurinë e saj energjetike. Në të njëjtën kohë, ajo po promovon gjithashtu energjitë vendase dhe, në veçanti, energjitë e rinovueshme. Sipas tij, marrëveshjet e reja me SHBA-në përmbajnë edhe një aspekt strategjik përveç diversifikimit. Marrëdhëniet politike me SHBA-në kanë qenë të tendosura vitet e fundit, kujton Tastan. Përveç Shteteve të Bashkuara, Turqia ka nënshkruar kontrata për gaz natyror të lëngshëm edhe me Egjiptin, Algjerinë, Katarin dhe Nigerinë në vitet e fundit.

Ankaraja: E varur nga Moska për energjinë bërthamore dhe linjitin
Turqia po ashtu është shumë e varur nga Rusia edhe në lidhje me burime të tjera energjie. Në vitin 2022, vendi mbuloi 43 përqind të nevojave për linjit nga importet ruse. Përveç kësaj, termocentrali i parë bërthamor, Akkuyu, po ndërtohet në Turqinë jugore nga kompania shtetërore ruse Rosatom. Vënia në punë e centralit bërthamor është shtyrë vazhdimisht, kjo sepse përfundimi i tij po vonon për shkak të sanksioneve kundër Rusisë. Sipas Ministrit Turk të Energjisë Alparslan Bayraktar, ai është planifikuar të fillojë vitin e ardhshëm. Por nuk ka gjasa që termocentrali të përfundojë plotësisht deri në vitin 2028.

Kështu, Turqia ka të ngjarë të vazhdojë aktin kompleks të balancimit në lidhje me furnizimin e saj me energji edhe në të ardhmen: e ndodhur mes Perëndimit, që kërkon sanksione kundër Moskës, dhe Rusisë, furnizuesit të saj më të rëndësishëm të energjisë për momentin.Trump ndjek një kurs të ri lidhur me luftën e Ukrainës/DW

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Protesta të dhunshme në Gjeorgji, sulmohet Presidenca

Protesta të dhunshme në Gjeorgji, sulmohet Presidenca

5 October, 2025
Babishi i fiton zgjedhjet në Çeki, por i duhet koalicion

Babishi i fiton zgjedhjet në Çeki, por i duhet koalicion

5 October, 2025
Analiza e DW: Turqia është shumë e varur nga furnizimet me energji ruse, a mund të heqë dorë?

Analiza e DW: Turqia është shumë e varur nga furnizimet me energji ruse, a mund të heqë dorë?

5 October, 2025
Miratohet aktakuza për tragjedinë e Koçanit – 37 të akuzuar për zjarrin ku humbën jetën 62 persona në Maqedoninë e Veriut

Miratohet aktakuza për tragjedinë e Koçanit – 37 të akuzuar për zjarrin ku humbën jetën 62 persona në Maqedoninë e Veriut

4 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result