Analiza e Spahiut: Përplasja Rama-Kurti, çfarë ndodhi në Prishtinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Takimi Rama-Kurti në samitin e mbajtur këtë të enjte në Malin e Zi ka bërë që edhe njëherë të diskutohet për marrëdhënien mes dy kryeministrave shqiptarë.

Juristi Kreshnik Spahiu tha se kjo marrëdhënie është krisur kohë më parë pavarësisht se sot diskutohet se përse Rama nuk u ngrit në këmbë e ti jepte dorën Albin Kurtit.

Sipas juristit ka qenë vetë kryeministri i Kosovës që e ka nxitur këtë krisje pasi në kohën kyur kryeministri i Shqipërisë shkoi në Prishtinë ai nuk e takoi.

“Albin Kurti i doli nga fjala. Po gjykohet se Edi Rama nuk i dha dorën Albin Kurtit se është shumë i dashur me Vuçiçin. Unë mendoj se Edi Rama nuk i jep dorën Albin Kurtit se është partner i perëndimit dhe servil i perëndimit. Dora është fundi i zinxhirit. Albin Kurti e ka lënë rrugëve në Prishtinë Edi Ramën. Ia bëri më keq se Mitsotakis, se ai i nxori policinë për ta mbrojtur, Kurti e la rrugëve”,-tha juristi Spahiu.

Share This Article