Analiza: Fillon loja e fajit mbi testimin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Loja e fajit” është një frazë e shëmtuar, por përmbledh narracionin që është luajtur në Westminster gjatë gjithë ditës.

Kush është përgjegjës për kufizimin e testimit për koronavirusin në spitale në fillim të krizës?

Këtë mëngjes, përfaqësuesit e Komitetin të Shkencës dhe Teknologjisë ia mveshën këtë përgjegjësi Shëndetit Publik në Angli (PHE).

Por, nga ana e tij PHE tha që Departamenti i Shëndetësisë njoftoi, por një ministër kabineti sugjeroi që këshillat shkencore mund të ishin “të gabuara”.

Në konferencën e kësaj mbrëmjeje, Angela McLean, zëvendës këshilltare kryesore shkencore dha një përgjigje të sinqertë.

“Këshillat që dhamë me siguri kishin parasysh se çfarë testimi ishte në dispozicion,” u tha ajo gazetarëve.

Ndoshta, kjo nuk është për t’u habitur. Në një botë reale e jo ideale, shkencëtarët duhet të këshillojnë, ndërsa ministrat duhet të vendosin.

Por, për të gjitha fjalimet e ministrave për një rritje të shpejtë dhe të konsiderueshme të aftësisë së testimit, kjo i jep rëndësi pretendimit të bërë nga gjykatësit për kapaciteti si “strategji turme, sesa aftësi drejtuese strategjie”/BBC

Share This Article