ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ambasadorja e BE-së në Ukrainë: Të ndalet terrori rus 2 hours ago
Bessent: SHBA gati të bashkëpunojë me BE-në ta çojnë në kolaps ekonominë ruse 3 hours ago
Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë-Trump: I gatshëm t’i vendosim sanksione Moskës 3 hours ago
Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë! 6 hours ago
Bukuroshja me origjinë nga Kosova shpallet Miss Finlanda 2025 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Analiza/ Lufta e Rusisë në Ukrainë ka të bëjë me ne të gjithë

albnews by albnews
24 February, 2023
in Bota, Opinion
0
Analiza/ Lufta e Rusisë në Ukrainë ka të bëjë me ne të gjithë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Manuela Kasper-Claridge

Bora në Bahmut është mbuluar nga gjaku. Prej muajsh trupat ruse tentojnë të marrin qytetin e vogël në lindje të Ukrainës. Sulmet vijnë nga të gjitha anët, të mbështetuar nga trupa brutale e milicëve, Wagner. Shtëpitë dhe rrugët bombardohen pa mëshirë e pa marrë në konsideratë viktimat civile. Para sulmit rus në Bahmut jetonin 70.000 vetë. Se sa jetojnë sot aty nuk dihet. Ata që kanë qëndruar nuk dorëzohen, por të mbështetur nga trupat ukrainase luftojnë për lirinë. Qytetin e tyre të vogël ata nuk duan t’ia lenë në dorë armikut. Bahmut është kthyer në simbol të rezistencës e guximit të ukrainasve.

RelatedPosts

Ministri i Jashtëm i Izraelit: Lufta në Gazë përfundon nëse lirohen pengjet dhe Hamasi dorëzohet

Ambasadorja e BE-së në Ukrainë: Të ndalet terrori rus

Bessent: SHBA gati të bashkëpunojë me BE-në ta çojnë në kolaps ekonominë ruse

Tmerri në qytetet ukrainase

Bahmut ka të bëjë me të gjithë ne. Nuk mund të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në tokën europiane. Vrasje, tortura, përdhunime. Lufta nuk është abstrakte. Në luftë vritet. Popullsia civile bëhet viktimë. Në Bahmut, Butsha, Irpin, Mariupol. Ne gazetarët kemi detyrimin t’i dokumentojmë këto tmere. Në një kohë që duhet të vendosim me maturi, se çfarë duhet të publikojmë. Realiteti brutal nuk duhet zbutur, por në të njëjtën kohë duhet ruajtur dinjiteti i të prekurve. Natyrisht të vazhdojmë të raportojmë, se si popullata civile në zonat e luftës arrin të përballojë jetën nën bombadime të rregullta. Një jetë, në të cilën asgjë nuk është si më parë. Një jetë, ku njerëzit megjithatë dinë të ruajnë momente të forcës e gëzimit.

Zbulimi i informacioneve të rreme

Çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e gënjeshtërt? Kjo nuk është gjithmonë e lehtë për t’u identifikuar, aq më tepër në kohë lufte. Gazetarët tanë që raportojnë nga Ukraina nuk kanë vetëm një nga punët më të rrezikshme, po duhet të verifikojnë edhe pamje e video së bashku me redaksitë e tyre, të flasin me dëshmitarët, të verifikojnë faktet, të vendosin kontekstin e duhur dhe zbulojnë informacionet e rreme. Përditë ata i hyjnë rrezikut të bëhen vetë viktimë e luftës. Puna e tyre meriton nderimin më të lartë.

Është pikërisht gazetaria e pavarur që u shkakton frikë diktatorëve. Prandaj Putin përpiqet me të gjitha mjetet e disinformimit të pengojë publikimin e së vërtetës në lidhje me agresionin rus në Ukrainë. As bota, as popullsia ruse nuk duhet të informohet për të vërtetën; sa viktima civile ka kushtuar invazioni rus, apo sa të larta janë humbjet e ushtrisë ruse. Në këtë pikë gënjehet, falsifikohet dhe heshtet për atë që nuk përshtatet me propagandën.

Në kërkim të së vërtetës

Nuk është e lehtë të përballesh me trolet use të internetit për të drejtuar vëmendjen tek ajo që ndodh në të vërtetë. Por përpjekja ia vlen. Sepse e vërteta duhet të dalë në dritë. Për këtë gazetarët e Deutsche Welles dhe të shumë mediave të tjera rrezikojnë shumë. Po ata gjejnë edhe mbështetjen e popullsisë ukrainase. Njeëzit duan që bota ta dijë, se sa viktima i kushton Ukrainës pushtimi rus, që ata po rezistojnë fort kundër trupave ruse në zonat e pushtuara. Ata duan që krimet mizore të agresorëve t’i bëhen të ditura botës, Raportime këto, që në mediat ruse nuk gjejnë pasqyrim.

Kjo luftë është edhe një luftë për të vërtetën dhe interpretimin. Një vit luftë në Ukrainë do të thotë për shumë njerëz luftë dramatike për mbrojtjen dhe lirinë e vendit. Lufta mbrojtëse e ukrainasve meriton mbështetjen e europianëve. Ne gazetarët ofrojmë për këtë informacione të lira dhe të pavarura. Kjo është detyra jonë. Të sqarojmë sfondin pas zhvillimeve, të ofrojmë kontekstin e rëndësishëm dhe të jemi transparent në lidhje me burimet tona. Me qëllim që të gjithë ata që marrin informacionin tonë të krijojnë vetë opinionin e tyre. Për gjendjen në Bahmut dhe në Ukrainë. E për atë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është propagandë. /DW

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ambasadorja e BE-së në Ukrainë: Të ndalet terrori rus

Ambasadorja e BE-së në Ukrainë: Të ndalet terrori rus

7 September, 2025
Bessent: SHBA gati të bashkëpunojë me BE-në ta çojnë në kolaps ekonominë ruse

Bessent: SHBA gati të bashkëpunojë me BE-në ta çojnë në kolaps ekonominë ruse

7 September, 2025
Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë-Trump: I gatshëm t’i vendosim sanksione Moskës

Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë-Trump: I gatshëm t’i vendosim sanksione Moskës

7 September, 2025
Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë!

Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë!

7 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result