• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, August 21, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Analiza/ Pse është i rëndësishëm për minoritetet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës?

Analiza/ Pse është i rëndësishëm për minoritetet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës?

by albnews
22 March, 2024
in Kosova
0
27
VIEWS

Vendet që e nënshkruajnë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kur anëtarësohen në Këshillin e Evropës, zotohen për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të individëve, për sundim të ligjit dhe për demokraci.

Nga anëtarësimi në këtë organizatë ndërkombëtare përfitojnë edhe minoritetet e një shteti. Kështu pohon edhe Sofija Todoroviq, nga zyra e Nismës së të Rinjve për të Drejta të Njeriut (YIHR) në Beograd. “Shtohet mundësia për mbrojtje, sikurse mundësia që [ato] t’i drejtohen Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si mekanizëm ligjor”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Inkuadrimi i Kosovës në këtë trup është riaktualizuar në javët e fundit, pasi, me kërkesën e Qeverisë së Kosovës drejtuar Agjencisë Kadastrale për transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit, është përmbushur njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim. Pronësia e Manastirit të Deçanit mbi këtë tokë ishte konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në majin e vitit 2016, por autoritetet përgjegjëse nuk e zbatonin vendimin.

Çfarë është Këshilli i Evropës?

Këshilli i Evropës – ku Kosova ka aplikuar për anëtarësim më 2022 – është organizatë lidere në Evropë në fushën e të drejtave të njeriut. Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut – me seli në Strasburg, Francë – bën monitorimin e zbatimit të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut.

Me raste, vendet duhet t’i ndryshojnë ligjet e tyre, apo të bëjnë çfarëdo ndryshimesh tjera, në mënyrë që një shkelje e evidentuar të mos përsëritet më. Todoroviq thotë se Rusia ka qenë ndër vendet e vetme që nuk i ka respektuar vendimet e Këshillit – por ajo nuk është më pjesë e tij. Rëndësia e anëtarësimit për minoritetetNë disa raporte të përpiluara për Kosovën, në fushën e të drejtave të njeriut, krahas problemeve si korrupsioni dhe dhuna me bazë gjinore, si sfiduese janë përmendur edhe rastet e kërcënimeve ndaj minoriteteve etnike dhe grupeve të tjera të margjinalizuara.

Së fundi, edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se njëra nga arsyet e problemeve në komunikim ndërmjet Qeverisë së SHBA-së dhe asaj të Kosovës është trajtimi i minoriteteve. Sipas regjistrimit të popullsisë, i kryer për herë të fundit më 2011, 91 për qind e banorëve të Kosovës janë shqiptarë, 3.4 për qind janë serbë, ndërsa 5.6 përqindëshi tjetër përbëhet nga boshnjakët, goranët, turqit, romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët.

Në këtë proces regjistrimi nuk morën pjesë afër 50 mijë serbë që llogaritet se jetojnë në komunat veriore të Kosovës. Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në periudhë mes viteve 2010–2023, ky trup i ka pranuar 2.801 ankesa nga qytetarët e Kosovës. Prej tyre, 247 ankesa u paraqitën nga minoritetet – 167 vetëm nga serbët.

Kur mund t’i drejtohen qytetarët Gjykatës së Strasburgut?

Një person mund të dorëzojë ankesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në rastin kur personalisht është viktimë e shkeljes së të drejtave. Shkelja duhet të jetë kryer nga një shtet që ka nënshkruar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe ankuesi duhet t’i ketë shfrytëzuar, paraprakisht, të gjitha shkallët e gjykimit, në vendin ku kanë ndodhur shkeljet.

Për çfarë rastesh mund t’i drejtohesh Gjykatës Evropiane?

Todoroviq përmend në veçanti çështjet e shpronësimit.Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, nuk e përjashton asnjë mundësi. “Për gjithçka. Të gjitha lëndët e mundshme mund të përfundojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Atëherë kur dikush beson se i janë shkelur të drejtat individuale. Po supozoj, dikush që mendon që është ndëshkuar padrejtësisht”. Gjykata Kushtetuese i kanë thënë REL-it se, “natyra e kërkesave të parashtruara prej minoriteteve është e ndryshme… nga mbrojtja e së drejtës në pronë, e deri te pretendimet për mohim të së drejtës në gjykim të drejtë dhe të paanshëm, të drejtës në punë dhe mbrojtjes gjyqësore të të drejtave”.

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë për Radion Evropa e Lirë se nëse vendet anëtare të Këshillit të Evropës vërtet brengosen për pakicat në Kosovë, atëherë ato duhet ta mbështesin anëtarësimin e Kosovës. “Pyetja e vetme për anëtarët e Këshillit të Evropës është se çfarë logjike do të ndjekin. Nëse logjika është mbrojtja e të drejtave të pakicave, përfshirë pakicën serbe në Kosovë, atëherë Kosova duhet të jetë anëtare, sepse Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe të gjithë mekanizmat e Këshillit të Evropës do t’i forcojnë të drejtat e njeriut”, është shprehur ai.

A janë vendimet e Gjykatës Evropiane të detyrueshme?

Todoroviq tregon se po. Shtetet përkatëse janë të obliguara që t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës së Strasburgut, ndonëse kjo e fundit nuk ka mekanizma ndëshkues, në rast se vendimet e saj nuk merren parasysh.

A do ta forconte anëtarësimi sistemin gjyqësor në Kosovë?

Blakaj beson se po, duke e përmendur bashkë me të edhe forcimin e demokracisë. Përveç promovimit të konventave dhe monitorimit të përparimit, vetë Këshilli bën edhe rekomandime nëpërmjet trupave të ekspertëve. Pjesë e tij është edhe Komisioni i Venecias, në të cilin Kosova veçse është anëtare. Ky Komision përbëhet prej ekspertëve kushtetues, të cilët ofrojnë këshilla ligjore për vendet anëtare në fusha si demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit.

Previous Post

Studimi: COVID-19 shkaktoi dëmtime të zemrës

Next Post

Daçiç në Moskë deklarata kundër Kosovës: Falënderues Rusisë për përpjekjet kundër pavarësisë së Prishtinës

albnews

albnews

Related Posts

U ndaluan nën dyshimin për krime lufte, lirohen dy shtetasit e Kosovës në Serbi
Kosova

U ndaluan nën dyshimin për krime lufte, lirohen dy shtetasit e Kosovës në Serbi

21 August, 2025
Ndodh në kufirin Shqipëri-Kosovë, trafikanti hedh çantën me 21 kg marijuanë dhe arratiset drejt malit
Albania

Ndodh në kufirin Shqipëri-Kosovë, trafikanti hedh çantën me 21 kg marijuanë dhe arratiset drejt malit

21 August, 2025
VV ndërron kandidaten për kryeparlamentare, por opozita nuk e voton as Gërvallën
Kosova

VV ndërron kandidaten për kryeparlamentare, por opozita nuk e voton as Gërvallën

20 August, 2025
Next Post
Daçiç në Moskë deklarata kundër Kosovës: Falënderues Rusisë për përpjekjet kundër pavarësisë së Prishtinës

Daçiç në Moskë deklarata kundër Kosovës: Falënderues Rusisë për përpjekjet kundër pavarësisë së Prishtinës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
FOTO/ “Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake që do të bëhen pjesë e arsenalit

FOTO/ “Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake që do të bëhen pjesë e arsenalit

21 August, 2025
Berisha: Shima u rrëmbye! Nuk dimë nëse përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Surrelit

Berisha: Shima u rrëmbye! Nuk dimë nëse përfundoi në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Surrelit

21 August, 2025
Sabotimi i gazsjellësve Nord Stream, arrestohet në Itali një ukrainas

Sabotimi i gazsjellësve Nord Stream, arrestohet në Itali një ukrainas

21 August, 2025
E kryer, Kristjan Asllani te Torino

E kryer, Kristjan Asllani te Torino

21 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5767 shares
    Share 2307 Tweet 1442
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2946 shares
    Share 1178 Tweet 737
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2849 shares
    Share 1140 Tweet 712
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2076 shares
    Share 830 Tweet 519
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1916 shares
    Share 766 Tweet 479
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM