• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 9, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Analiza/ Si përhap Rusia lajme të rreme në Ballkan?

Analiza/ Si përhap Rusia lajme të rreme në Ballkan?

by albnews
23 September, 2024
in Bota, Opinion
0
24
VIEWS

Ishte mesnatë në Teheran dhe ora 22:00 në Beograd më 13 prill, kur do të niste një fushatë masive dezinformuese.

Atëkohë, Irani sapo kishte nisur një nga sulmet e tij më të mëdha me dronë dhe raketa kundër Izraelit, duke i rritur edhe më shumë tensionet në Lindjen e Mesme.

Derisa bota i ndiqte nga afër lajmet, një medium i panjohur në gjuhën serbe filloi të shpërndante artikuj për sulmin iranian me shpejtësi marramendëse – më shumë se 100 çdo orë – edhe pse faktet dhe detajet ishin të pakta dhe vështirë të arritshme.

Pjesa më e madhe e këtyre informacioneve duket se e kishte burimin te kanalet në Telegram në gjuhën ruse, rrjeti RT i financuar nga Kremlini ose media të tjera të drejtuara nga shteti rus.

Një hulumtim prej muajsh i Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë gjeti se e gjitha ishte pjesë e një rrjeti më të gjerë dezinformues pro Kremlinit, i cili përdor automatizimin për të krijuar me shpejtësi qindra artikuj – shpesh të bazuar në përmbajtje nga mediat ruse, të cilat janë të ndaluara nga Bashkimi Evropian.

VIGINUM, një mekanizëm i Qeverisë franceze që monitoron ndërhyrjet e huaja digjitale, publikoi në muajin shkurt një raport për një rrjet propagandistik prorus, i quajtur “Portal Kombat”.

Ai identifikoi rreth 193 faqe interneti që synonin të përhapnin informacione nga burimet proruse, si dhe nga organet dhe institucionet ruse të lajmeve.

Për katër muaj, Radio Evropa e Lirë gjurmoi ueb-faqe në shumë gjuhë, të cilat kishin në shënjestër audiencat në Bosnje e Hercegovinë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Serbi.

Hulumtimi i Radios Evropa e Lirë hodhi dritë mbi këtë operacion global, duke treguar se si “artikujt” gjeneroheshin në mënyrë automatike dhe lëshoheshin në valë, për të përfunduar pastaj në ueb-faqet në gjuhët lokale, të cilat maskoheshin si burime legjitime lajmesh.

Ballkani, prej kohësh, është dëshmuar si terren tërheqës për narrativët prorusë, e sidomos Serbia, presidenti i së cilës, Aleksandar Vuçiq, ka krijuar marrëdhënie miqësore me presidentin rus, Vladimir Putin, ndërkohë që kërkon anëtarësimin në BE.Një sondazh në të gjithë Ballkanin Perëndimor, i kryer nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) dhe i publikuar më 14 maj, tregoi se shumica e të anketuarve në Shqipëri, Kosovë, Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut e dënonin agresionin e Rusisë në Ukrainë, ndërsa 49 për qind e serbëve e shihnin atë si “të justifikueshëm”.

Versionet ballkanike të ueb-faqeve të “Portal Kombat”-it ishin jashtëzakonisht të ngjashme, edhe pse në gjuhë të ndryshme.

Të gjitha ueb-faqet e lajmeve të rreme, që kishin në shënjestër rajonin që monitoroi Radio Evropa e Lirë, kishin të njëjtën strukturë e madje edhe emër: Pravda, ose e vërteta.

Ueb-faqja e parë e Pravda-s në serbisht – Pravda-rs.com – u regjistrua më 20 mars. Disa ditë më vonë – dhe brenda pak sekondash – u regjistruan tri domene të tjera të Pravda-s: në gjuhën boshnjake, maqedonase dhe shqipe.Lajme të rreme të automatizuara: Si përhapet kaq shpejt përmbajtja?
Nga 22 marsi deri më 20 korrik, në këto katër ueb-faqe u publikuan gjithsej 70.719 lajme. Por, pjesa më e madhe e tyre – më shumë se 67.000 – u shfaq në ueb-faqen në gjuhën serbe.

Përqendrimi në ueb-faqen në gjuhën serbe i mundësoi Radios Evropa e Lirë të gjurmonte se si përmbajtja proruse përhapet në platforma të shumta brenda pak minutash.

Shumica e përmbajtjes që shfaqet në katër ueb-faqet, duket se është marrë nga kanalet në Telegram pro Kremlinit.

Procesi i automatizimit është aq efikas saqë koha ndërmjet postimit në një kanal në Telegram dhe shfaqjes në ueb-faqet e Pravda-s varion nga tre deri në 12 minuta.
Operacioni i dezinformimit përdor gjithashtu platformat ruse, si VK Video dhe Yandex, për të përkthyer, prodhuar dhe shpërndarë përmbajtjen.

Propagandë ruse me kosto të ulët
VIGINUM zbuloi në raportin e tij të fundit se ueb-faqet në rrjetin e “Portal Kombat”-it që ai hulumtoi, nuk tërheqin lexueshmëri të madhe në përgjithësi.

Për ueb-faqet që synojnë Ballkanin, Similarweb – një shërbim që gjurmon vizitat në faqet e regjistruara të internetit – raportoi se ueb-faqja më aktive, Pravda-rs[.]com, kishte më pak se 5.000 vizita në qershor.Nëse fushata ishte efektive, nuk ka shumë rëndësi – marrë parasysh koston e papërfillshme për gjenerimin e dezinformatave, thotë eksperti i dezinformimit, Peter Benzoni.

“Për Rusinë, kjo është një luftë informacioni. Ashtu si me dronë… sulmet me kosto të ulët që dështojnë në 99 për qind të rasteve, justifikohen me ato 1 për qind që kanë sukses. Këto faqe janë dronët e luftës së informacionit”, thotë për Radion Evropa e Lirë Benzoni, hulumtues në Aleancën për Sigurimin e Demokracisë të Fondit Gjerman Marshall, me bazë në Uashington.

Dezinformatat rreth Ukrainës


Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është tema më e popullarizuar në ueb-faqen serbe, me qindra raporte të paverifikuara nga fushëbeteja, të cilat shpesh i etiketojnë ushtarët rusë si “tanët” dhe ata që luftojnë në anën ukrainase si “armiq”.

Ndërsa lajmet ndërkombëtare në përgjithësi nuk shfaqen shumë, ngjarjet në Lindjen e Mesme më 13 prill bënë përjashtim, zbuloi REL-i.

Natën mes 13 dhe 14 prillit, sulmet e Iranit ndaj Izraelit nuk “shpërthyen” vetëm në ueb-faqen serbe, por edhe në ato në gjuhën shqipe, maqedonase dhe boshnjake.

Numri i artikujve, që në ueb-faqen serbe zakonisht ishte rreth 500-600 në ditë, u rrit në më shumë se 1.000 më 14 prill. Aktivitet edhe më i lartë u vu re në tri vendet e tjera të Ballkanit.

Rrjeti merrte përmbajtje nga blogerë të njohur rusë dhe postimet e tyre publikoheshin në mënyrë sinkronike në të katër ueb-faqet.

Përveç videoklipeve të shumta me autenticitet të dyshimtë, u publikuan edhe shumë artikuj që justifikonin sulmin e Iranit, si dhe pretendime të ndryshme të pabazuara për atë që Uashingtoni dyshohej se dinte paraprakisht.

RT-ja, të cilën Departamenti amerikan i Shtetit e përshkruan si lojtare të rëndësishme në aparatin e dezinformimit dhe propagandës së Kremlinit, është e bllokuar në Bashkimin Evropian, në Kanada dhe në vende të tjera, prej se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Në maj, blloku ka ndaluar transmetimin edhe të katër mediave të tjera ruse.

Megjithatë, mediat ruse, duke përdorur ueb-faqet e lajmeve false, si ato që hulumtoi REL-i, kanë gjetur një derë të pasme për audiencën evropiane. Sipas Benzonit, një pjesë e madhe e përmbajtjes së ndaluar mediatike, ngarkohet në këto ueb-faqe./REL

Previous Post

Barcelona në telashe, dëmtim shumë i rëndë për Ter Stegen

Next Post

U rrëmbye në vitin 1951 në parkun e lodrave kur ishte 6 vjeç, burri gjendet i gjallë pas shtatë dekadash

albnews

albnews

Related Posts

Zv.presidenti amerikan, Vance: SHBA dhe Evropa në të njëjtin ekip, qesharake të mendosh për një përçarje
Bota

Zv.presidenti amerikan, Vance: SHBA dhe Evropa në të njëjtin ekip, qesharake të mendosh për një përçarje

8 May, 2025
8 Maji, Dita e Fitores në Luftën e Dytë Botërore/Trump: SHBA-të duhet të marrin meritat për kontributin që kanë dhënë
Bota

8 Maji, Dita e Fitores në Luftën e Dytë Botërore/Trump: SHBA-të duhet të marrin meritat për kontributin që kanë dhënë

8 May, 2025
Pritet që SHBA dhe Britania e Madhe të shpallin marrëveshjen për uljen e tarifave
Bota

Pritet që SHBA dhe Britania e Madhe të shpallin marrëveshjen për uljen e tarifave

8 May, 2025
Next Post
U rrëmbye në vitin 1951 në parkun e lodrave kur ishte 6 vjeç, burri gjendet i gjallë pas shtatë dekadash

U rrëmbye në vitin 1951 në parkun e lodrave kur ishte 6 vjeç, burri gjendet i gjallë pas shtatë dekadash

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Vendimi/ Gjykata e Fierit e dënoi me 1 vit burg, Apeli i Tiranës shpall të pafajshëm Luiz Ejllin! U akuzua se falsifikoi dokumentin noterial me 210 mijë euro

Vendimi/ Gjykata e Fierit e dënoi me 1 vit burg, Apeli i Tiranës shpall të pafajshëm Luiz Ejllin! U akuzua se falsifikoi dokumentin noterial me 210 mijë euro

8 May, 2025
“Non Grata” e Berishës, PD përshëndet përgjigjen e DASH: Ishte betejë për lirinë e shqiptarëve për të zgjedhur udhëheqësit e vet

“Non Grata” e Berishës, PD përshëndet përgjigjen e DASH: Ishte betejë për lirinë e shqiptarëve për të zgjedhur udhëheqësit e vet

8 May, 2025
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

8 May, 2025
Zv.presidenti amerikan, Vance: SHBA dhe Evropa në të njëjtin ekip, qesharake të mendosh për një përçarje

Zv.presidenti amerikan, Vance: SHBA dhe Evropa në të njëjtin ekip, qesharake të mendosh për një përçarje

8 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4667 shares
    Share 1867 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2374 shares
    Share 950 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1856 shares
    Share 742 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM