ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS 18 minutes ago
Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit 22 minutes ago
SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut 25 minutes ago
Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK 27 minutes ago
Dy tendera për të njëjtën rrugë në Ksamil 29 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Analiza: Viti i humbur legjislativ në Kosovë

albnews by albnews
24 December, 2025
in Kosova
0
Analiza: Viti i humbur legjislativ në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

E enjtja e 5 dhjetorit 2024 solli seancën e fundit të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.

Para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti, kjo legjislaturë u shpërnda dhe 18 ligjet e miratuara të asaj dite mbeten të fundit edhe tani kur po mbyllet viti 2025.

RelatedPosts

Takohen komandantët e ushtrisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës: Bashkëpunimi ynë, prioritet strategjik kombëtar

Rritet fuqia e pasaportës kosovare sipas Indeksit Henley – udhëtime pa viza në 81 vende

MPJD njofton për bllokimin e një rruge në Serbi që çon drejt Kosovës

Kjo, pasi që deputetët e dalë nga zgjedhjet e shkurtit nuk arritën as ta konstituojnë Kuvendin deri në gjysmë të tetorit.

Përveç 60 takimeve në sallën e Kuvendit të Kosovës për konstituim, këta deputetë u mblodhën vetëm edhe tri herë.

Dy herë – më 26 tetor dhe 19 nëntor – për të votuar propozimet e mandatarëve për kryeministër; dhe një herë, më 19 nëntor, për një seancë të jashtëzakonshme për buxhet.

Dhe kështu, për një vit, asnjë ligj nuk u miratua, ashtu siç edhe do të pritej nga një qeveri në detyrë dhe një kuvend jofunksional.

Por, rrethanat e 2025-tës nuk ishin “normale”, thotë Naim Jakaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

“Do të duhej të trajtoheshin me urgjencë disa çështje jetike për funksionimin e shtetit”, thotë Jakaj për Radion Evropa e Lirë, duke përmendur marrëveshjet ndërkombëtare, ndarjet buxhetore për vitin 2026, buxhetin për Radiotelevizionin e Kosovës, si dhe buxhetin për katër komunat në veri të vendit.

Si një ndër “dështimet më serioze”, ai e cilëson moszbatimin e një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese për pagat në sektorin publik, që ua mundësonte punonjësve, të cilëve u ishte ulur paga nga ligji i ri, të vazhdojnë të marrin shtesa transitore derisa pagat e reja të barazohen me të vjetrat.

“Kjo tregon se problem nuk ka qenë vetëm mungesa e institucioneve funksionale, por edhe mungesa e vullnetit për të respektuar rendin kushtetues dhe detyrimet ligjore”, thotë Jakaj.

Gjatë vitit 2025, Qeveria në detyrë, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, mbajti gjithsej 39 mbledhje.

Jakaj thotë se IKD-ja, gjatë monitorimit të saj, nuk ka vërejtur qasje proaktive dhe të qëndrueshme për të çuar përpara edhe procese të tjera të shumëpërfolura, si ai i vetingut në drejtësi dhe disa projektligje të tjera që tashmë kanë kaluar procesin e konsultimeve publike.

Në mesin e tyre bëjnë pjesë: Projektligji për Akademinë e Drejtësisë, Projektligji për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit dhe Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, si dhe Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

“Mosshqyrtimi i këtyre nismave e ka bllokuar një hap të rëndësishëm drejt reformës së thellë në sistemin e drejtësisë”, thotë Jakaj, duke shtuar se një pjesë e madhe e përgjegjësisë bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje, pasi që si parti në pushtet ka pasur kohë të zhvillojë “dialog politik transparent dhe substancial”.

Por, jo vetëm fusha e drejtësisë e ka pësuar nga kjo paralizë institucionale. Gjatë gjithë vitit, në temat e ndryshme që ka trajtuar Radio Evropa e Lirë, përgjigjet nga shoqëria civile, e madje edhe institucionet shtetërore, kanë përmendur se situata politike e ka pamundësuar adresimin e shumë nevojave.

Për shembull, fondet e Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian për Kosovën, buxheti i Radio Televizionit të Kosovës, bordet gjysmake të shumë agjencive, Ligji për parandalimin e vetëvrasjeve, amendamentimi i Kodit Penal ashtu që të përfshihet dhuna digjitale…

Marigona Shabiu, drejtoreshë ekzekutive e Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR Kosova, thotë se viti 2025 ka shfaqur “mungesë totale të hapësirës për diskutim parlamentar mbi çështje thelbësore të të drejtave të njeriut, drejtësisë tranzicionale dhe sundimit të ligjit”.

“Në mënyrë konkrete, nuk ka pasur as vullnet dhe as mundësi për t’u takuar me përfaqësues të Kuvendit, për të diskutuar rekomandimet e dala nga raporti i shoqërisë civile për vitin 2024, i cili adreson mangësi serioze në fushën e të drejtave të njeriut”, thotë Shabiu për Radion Evropa e Lirë.

Ajo thekson se, në këtë situatë, kërkesat e shoqërisë civile kanë mbetur jashtë agjendës publike dhe legjislative. Një prej më të rëndësishmeve, sipas saj, është trajtimi i draftit të Kodit Civil.

“Mungesa e debatit parlamentar dhe e konsultimeve publike kuptimplota e ka lënë këtë proces të pezulluar, duke humbur një vit të tërë pa përparim ligjor”, thotë Shabiu.

Tutje, ajo thotë se jo vetëm që kërkesat e shoqërisë civile nuk janë adresuar, por se ajo dhe gazetarët janë përballur edhe me përpjekje të diskreditimit dhe delegjitimimit, “përfshirë përmes gjuhës denigruese dhe sulmeve publike, pa pasur reagim adekuat institucional apo mekanizma mbrojtës funksionalë”.

Disa herë në vitet e fundit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, dhe anëtarë të saj për gjuhën e përdorur ndaj mediave.

Së voni, një ankesë të tillë e ka bërë edhe Bashkimi Evropian dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Jakaj shton se 2025-ta është edhe një vit tjetër në të cilin Kosova ka mbetur pa bërë hapa të mëdhenj në diplomaci të jashtme, si për shembull anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Këto janë pasoja që e tejkalojnë një vit kalendarik dhe rrezikojnë të shndërrohen në probleme strukturore”, thotë ai.

Sipas tij, pasojat janë të dyanshme: politike dhe financiare. Për më tepër, as kompensimi për to, thotë Jakaj, nuk mund të jetë i shpejtë apo i lehtë.

“Realisht, do të duhen të paktën dy deri në tre vjet që të rikuperohet humbja e prodhuar nga mungesa e institucioneve funksionale gjatë vitit 2025. Disa procese mund të rifillojnë, por me kosto më të lartë politike, financiare dhe institucionale”, sqaron ai.

“Rreziku kryesor është që një pjesë e reformave të humbasin momentumin dhe besueshmërinë, si brenda vendit, ashtu edhe në raport me partnerët ndërkombëtarë”, shton Jakaj.

Ai, po ashtu, thekson se viti i ardhshëm do të jetë vendimtar për ta përshpejtuar agjendën e reformave.

Kosova është fare pranë edhe një palë zgjedhjeve për këtë vit. Më 28 dhjetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, nga të cilat pritet të dalë legjislatura e dhjetë.

Por, Shabiu nga YIHR Kosova nuk është e bindur se, pas formimit të institucioneve të reja nga zgjedhjet e ardhshme, kërkesat e shoqërisë civile do të adresohen.

“Aktualisht, vullneti politik mbetet i paqartë”, përfundon ajo./ REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

24 December, 2025
Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

Përparim Cena, 4 kulla deri në 30 kate, në qendrën historike të Durrësit

24 December, 2025
SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

SPAK paraqet provat ndaj Fatmir Mediut

24 December, 2025
Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK

Tenderi 400 milionë euro i portit të ri të Durrësit, nën hetim nga SPAK

24 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result