Ancelotti bëhet trajneri i parë italian që e fiton Super Kupën e Spanjës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Carlo Ancelotti është bërë trajneri i parë italian që ka fituar Super Kupën e Spanjës pasi që Real Madridi mposhti me rezultat 2-0 Athletic Bilbao

Los Blancos arritën një fitore të rehatshme kundër skuadrës Bilbao, me golat e fituesit të Topit të Artë më 2018, Luka Modric që i dha skuadrës së Ancelottit epërsinë pas 38 minutave. Karim Benzema e dyfishoi rezultatin e skuadrës duke shënuar në fillim të pjesës së dytë dhe Real Madridi arriti që ta mbrojë avantazhin mirë, pavarësisht se Eder Militao shkaktoi penallti dhe u përjashtua me të kuq në minutën e 87-të.

Siç thekson OptaJose, Ancelotti fitoi titullin e pestë si trajner i Real Madridit dhe të parën Supër Kup të Spanjës, duke e bërë atë trajnerin e parë italian që ngrit këtë trofe.

Trajneri 62 vjeçar italian ka bërë një rikthim të fuqishëm këtë sezon në Real Madrid, ku është i pari në La Liga pas 21 ndeshjeve, pesë pikë para vendit të dytë, Sevillës. Ai do të këtë një punë të vështirë për ta kaluar 1/8-ën e finales në Ligën e Kampionëve pasi që ata luajnë kundër skuadrës së vështirë Paris Saint-Germain, pavarësisht se trajneri me përvojë nuk duket se ndien shumë presion për këtë.

Share This Article