Ancelotti: Benzema është sulmuesi më i mirë në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, thotë se është me fat që ka një lojtar si Karim Benzema në skuadrën e tij.

Në një intervistë për AS, Ancelotti e ka quajtur Benzeman “sulmuesi më i mirë në botë”.

Benzema shkëlqeu në ndeshjen e fundit për vitin 2021, duke shënuar dy gola për t’ia dhuruar tri pikë Realit.

“Benzema, sulmuesi më i mirë në botë? Mendoj se po, sepse tani ai i shton futbollit të tij aftësi të mëdha dhe qëndrueshmëri në shënim. Ai ka po aq sa Cristiano Ronaldo apo Haaland. Benzema është një lojtar që bën diferencën. Sapo e pamë sërish në ndeshjen kundër Athletic, me dy gola në një kohë shumë të shkurtër. Është në formë spektakolare”, u shpreh Ancelotti për AS.

Benzema numëron 20 gola në 23 paraqitje deri më tani. 

Share This Article