Ancelotti flet për përballjen e mundshme me Cityn: Nuk më pëlqen formati i ri i Ligës së Kampionëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Real Madridi e ka mbyllur me fitore fazën e Ligës në Ligën e Kampionëve pasi kanë triumfuar në udhëtim te Bresti me rezultat 0-3.

Carlo Ancelotti ka folur për kundërshtarin e radhës të Realit që mund të jetë Manchester City.

“Nëse luajmë Cityn do të jetë më e vështirë. Tani presim shortin”, tha Carlo Ancelotti .

“Nuk na pëlqen të luajmë kundër Manchester Cityt . Epo, City ka më shumë shanse për të fituar Ligën e Kampionëve,” shtoi trajneri i Real Madridit.

Ancelotti vazhdoi të ankohej për formatin e ri të Ligës së Kampionëve.

“Nuk më pëlqen ky format i ri. Janë luajtur shumë ndeshje ne duhet të heqim ndeshje, jo të shtojmë më shumë ndeshje,” tha Ancelotti.

Real Madridi mund të kishte shmangur të luante kundër Man City ose Celtic në playoff nëse do të kishte arritur të luante qoftë edhe një barazim kundër Lille në fazën e ligës. 

Share This Article