Ancelotti ka tashmë planin për Vini Jr-Benzema-Mbappe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vinicius-Benzema-Mbappe, kjo është treshja sulmuese që Carlo Ancelotti ëndërron ta ketë në Real Madrid.

Sic raporton El Chiringuito, Kylian Mbappe tashmë mund të konsiderohet lojtar i Real Madridit, ani pse pak është e besueshme për shkak të insistimit të Paris Saint Germain për të rinovuar me lojtarin.

Megjithatë, nuk ka pasur bisedime dhe as nuk kanë avancuar ato me lojtarin që nga gushti kur Reali tentoi ta rrëmbejë, çka do të thotë se që nga janari, Mbappe është i lirë të flasë me cilin do klub të dojë.

Mbappe vazhdimisht ka përsëritur se ëndërron që ta veshë fanellën e Realit dhe së fundmi, në librin vizatimor për jetën e tij, ai aty përsëriti sërish dëshirën për të luajtur me fanellën e bardhë.

Share This Article