Ancelotti pret më shumë nga Hazard e Bale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se nuk e ka asnjë problem me Eden Hazardin apo Gareth Balen duke shtuar se është i bindur që dyshja mund të ketë një rol më të rëndësishëm në ekipin e tij për pjesën e mbetur të sezonit.

Hazard ka pasur minutazhë të vogël këtë edicion dhe nuk u aktivizua fare në turneun e Superkupës së Spanjës, të cilin e fitoi Reali të dielën.

Ndërkohë, Bale ishte startues në tre ndeshjet e para të këtij sezoni po nuk ka luajtur që nga muaji gusht për shkak të lëndimeve. Si Bale ashtu edhe Hazard do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Elches që luhet të enjten në kuadër të 1/8 së finales të Kupës së Spanjës.

Sipas Ancelottit, ata pritet të kenë minutazhë në këtë ndeshje.

“Të dy kanë pasur probleme, sidomos me lëndimet. Bale është kthyer pas një kohe të gjatë kurse Hazard është fizikisht mirë. Ata e kanë në dispozicion pjesën e dytë të këtij edicioni dhe mund ta ndihmojnë ekipin të ketë paraqitje më të mira”, tha Ancelotti.

Share This Article