Andi Bushati: Bill Clinton e ka paguar Sorosi të vijë në Tiranë e të sulmojë Albin Kurtin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Andi Bushati thotë se vizita e Bill Clinton në Tiranë është ndërmjetësuar dhe financuar nga fondacioni Soros.

Sipas tij, mesazhi më i fortë që dha Clinton gjatë vizitës së tij në Tiranë ishte ai që godiste Albin Kurtin.

“Duket qartë që kjo është një vizitë e ndërmjetësuar nga fondacioni Soros. Po të shihje djalin e Soros, ngjitur me Clinton edhe drejtorin e Soros për Shqipërinë, ndërkohë që mungonte presidenti i vendit, mungonte Ilir Meta, Sali Berisha.

Clinton nuk ka ardhur si ish-president. Ka ardhur si njëri i lobuar, ishin të pranishëm vetëm njerëzit që donte Edi Rama.

Për mua mesazhi më i fortë që dha ish-presidenti Clinton ishte që nga Tirana dhe çlirimtari i Kosovës të goditej Albin Kurti dhe politika që po ndiqet në Kosovë”, tha Bushati.

Share This Article