ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd 2 hours ago
Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2 hours ago
OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë 2 hours ago
Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë 2 hours ago
Vajza e Kim Jong Un, trashëgimtarja e mundshme e Koresë së Veriut 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Andi Lila i dhuron një shtëpi të re futbollistit legjendar

albnews by albnews
21 March, 2020
in Albania
0
Andi Lila i dhuron një shtëpi të re futbollistit legjendar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Rrallë herë ndodh që një personazh publik, por edhe një futbollist profesionist të surprizojë idhullin e tij të fëmijërisë. Ishte pikërisht Andi Lila i cili kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të takuar për herë të parë idhullin e tij të fëmijërisë, ish-futbollistin Altin Rrica.

Në studio Andi Lila rrëfeu historinë e jetës së Altin Rricës të cilin e kishte njohur që kur kishte qenë i vogël. Altini në atë kohë luante me skuadrën e “Besës” së Kavajës, ndërsa Andi qëndronte pas fushës për të mbledhur topat. Andi tregoi se mënyra se si Altini luante ishte e veçantë dhe se ai dëshironte që të luante në fushë përkrah idhullit të tij. Fatkeqësisht 20 vite më parë kur Altini ishte në kulmin e karrierës së tij, kishte përjetuar një aksident nga i cili kishte mbetur i paralizuar. Pas aksidentit Altini ishte mbyllur në vetvete dhe qëndronte i mbyllur në shtëpi.

RelatedPosts

Pesë të mitur bëjnë për spital tre persona në Tiranë, sherri nisi se iu kërkuan të mos pinin cigare hashashi para lokalit

Asambleja e PS-së, Rama i hap rrugë zgjedhjeve në bashki: Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet Tiranës

Humbi jetën nga kontakti me energjinë elektrike, policia e Durrësit sqaron ngjarjen 

Në tërmetin e tmerrshëm të 26 nëntorit me mijëra shqiptarë mbetën të pastrehë, një ndër ta ishte edhe Altini. Shtëpia në të cilën ai jetonte bashkë me familjen e tij në qytetin e Durrësit ishte shkatërruar tërësisht dhe tashmë ishte detyruar të jetonte me qira. Menjëherë pas tërmetit, Andi Lila dhe shumë futbollistë të tjerë, shqiptarë dhe të huaj morën nismën për të krijuar një sindikatë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti nëpërmjet ndeshjeve të bamirësisë.

“Ky është një ndër momentet më emocionues në jetën time sepse nga natyra jam që flas shumë, por tani fjalët më ikën. Të kam ftuar ty për të të bërë të lumtur, por në të vërtetë jam unë më i lumtur. Ne nuk jemi takuar kurrë, por për ty në bashkëpunim me sindikatën kemi menduar një surprizë” , u shpreh Andi.

Në fund Andi Lila zbuloi surprizën e madhe, e cila ishte një shtëpi e re për Altinin dhe familjen e tij./Top Channel/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

11 September, 2025
Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

11 September, 2025
OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë

OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë

11 September, 2025
Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë

Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result