Andrea Pirlo kërkon lojtarin e kombëtares shqiptare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vendi i dhjetë në Serie B dhe shumë pikë për t’u rikuperuar nëse dëshirojnë ngjitjen në elitën e futbollit në Itali, kanë bërë që drejtuesit e Sampdorias t’i hedhin sytë drejt sulmit.

Siç bëjnë me dije mediet tej Adriatikut, i përzgjedhuri i drejtuesve është sulmuesi i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Cristian Shpendi. 20-vjeçari këtë sezon me Cesenan ka shënuar 10 gola në 14 paraqitje dhe po ndjek rrugën e të vëllait, Stiven, që luan me Empolin në Serie A.

Me kontratë deri në verën e 2026, Shpendi vlen 2 milionë euro në treg dhe është një sulmues “pykë”, i aftë për skemat e trajnerit Andrea Pirlo te Sampdoria.

Share This Article