Andriy Shevchenko për stolin e Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Andriy Shevchenko për stolin e Kosovës. Këto janë lajmet që po qarkullojnë së fundmi në mediat kosovare.

Pas largimit të Alain Girese, drejtuesit dardanë nuk kanë humbur kohë dhe janë vënë në punë për të gjetur një trajner të ri. Burimë pranë Federatës së Futbollit në Kosovë bëjnë me dije se legjenda e Milanit, ukrainasi Shevchenko, është i preferuari i FFK-së, edhe pse akoma detajet mbeten të fshehta.

Siç raportohet, Andriy Shevchenko është i gatshëm ta marrë drejtimin e Kosovës, por ende palët nuk kanë arritur një akord mes tyre. Në të kaluarën e tij, ai ka qenë trajner i kombëtares ukrainase dhe i klubit italian të Genoas.

Përveç legjendës së Milanit, në garë për stolin e Kosovës është dhe ish-trajneri i Kamerunit, Toni Conceição, i cili është i gatshëm dhe ka shprehur dëshirën për të marrë drejtimin e dardanëve.

Përballja e radhës për Kosovën është më 9 shtator, ndaj Zvicrës, për këtë arsye brenda këtij muaji pritet të zyrtarizohet timonieri i ri i kombëtares.  

Share This Article