‘Andrra n’tren’ si në vitet ’50-’60, rikthim në kohë me xhaz! Pasagjerët e ‘Maratonës së suingut’ udhëtim nga Tirana në Shkodër

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Ditën Ndërkombëtare të Xhazit rikthehet “Andrra n’tren”. Pasagjerët e ‘Maratonës së suingut’ u nisën nga Tirana në Shkodër, duke iu përmbajtur kodit të veshjeve që i kthente pas në kohë në vitet ’50-‘60.

Vajza me fustane me pika, perla të bardha e flokë të stiluar e me aksesorë… Ndërsa djemtë me veshje klasike, i ftojnë në kërcim. E gjitha duket si skenë e dalë prej ndonjë filmi…

Nga Tirana në Shkodër, “Andrra në tren”, solli sërish magjinë e “Maratonës së suingut” në Ditën Ndërkombëtare të Xhazit.

Si çdo vit, kodi i paracaktuar i veshjes, bëri që udhëtarët të ofronin një paskthim ëndërrimtar, kësaj here në vitet ’50-’60.

Nostalgjia e udhëtimit me tren në një koncert shumë orësh që sjell më të mirën e muzikës xhaz, është shndërruar tanimë në një festë të shumëpritur, tek pasagjerët besnikë e të tjerë që shtohen në kërkim të emocioneve të ndryshme. Ndërsa banorët i mirëpresin me po të njëjtin entuziazëm  në qytetin e “ëndrrave”.

 “Historia na dëfton, tregimet e prindërve tanë, të gjyshërve na dëftojnë që është luajtur më herët xhazi në Shkodër, kështu që është i vetmi qytet që e përballon, di ta mbajë, di ta kërcejë, di ta këndojë, di ta jetojë, se xhazi nuk është vetëm muzikë, por mënyrë jetese”, tha njëra prej pjesëmarrëseve të festës.

Treni i nostalgjisë, e tingujt e muzikës xhaz kanë ofruar kështu spektakël në zonën muzeale të projektuara nga Kol Idromeno e  ku zgjaten rrugët e Gjuhadolit.

Share This Article