• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 11, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Aneksimi i një pjese të Ukrainës nga Putini, një moment kritik për botën

Aneksimi i një pjese të Ukrainës nga Putini, një moment kritik për botën

by albnews
3 October, 2022
in Bota
0
2
VIEWS

Nga Alissa de Carbonnel

Aneksimi i planifikuar nga Vladimir Putin i pjesëve të Ukrainës të pushtuara aktualisht nga Rusia, pas referendumeve të rreme që u zhvilluan atje pak ditë më parë, është më të paku një moment po aq i rrezikshëm në luftë, sa edhe spektakli televiziv maratonë që i parapriu pushtimin rus në shkurt.

Natyrisht, gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç i kishte menduar Putin. Në shkurt, ai u përpoq ta justifikonte pushtimin me një fjalim plot mllef, të shoqëruar me terma juridike, dhe me një shfaqje të regjistruar paraprakisht të mbështetjes nga drejtuesit kryesorë të vendit.

E vetmja gjë e vërtetë në përpjekjen e Putinit për ta inkuadruar “operacionin special ushtarak” si diçka tjetër përveç një agresioni të hapur ndaj një vendi fqinj, ishin “udhëzimet” poshtëruese të Putin sesi duhej të fliste kreu i shërbimit sekret, Sergei Narishkin, që në njëmoment e injoroi skenarin e përgatitur duke u shprehur se e mbështeste bashkimin me Rusinëtë republikave separatiste në Ukrainën Lindore.

Narishkin ishte gjysmë viti më herët dhe shumë i lig në ambicien e tij. Me pushtimin e saj, Rusia kishte planifikuar të rrëzonte me shpejtësi qeverinë në Kiev, të pushtonte një pjesë të madhe të territorit, dhe të ushtronte ndikim të fortë mbi një Ukrainë të re miqësore meMoskës, ndoshta duke lënë atje një numër trupash.

Por rezistenca e ashpër e Ukrainës, që kulmoi me rimarrjen e rrufeshme të territorit në rajonin e Harkiv e ka shqetësuar shumë Kremlinin, duke e detyruar të nxitojë me zbatimin e planit  B. Referendumet farsë në pjesët e kontrolluara nga Rusia në Donjeck, Luhansk, Herson dhe Zaporizhzhia – pararendëse të një aneksimi zyrtar të planifikuar këtë javë – ishin të nxituara dhe të shëmtuara.

Ato u mbajtën nën kërcënimin e armëve, dhe teksa aty pranë dëgjohej shpërthimi i predhave. Atyre u mungonte spektakli buraforik i të ashtuquajturave referendume të ngjashme që u zhvilluan në Krime në vitin 2014, të cilat u shoqëruan të paktën me përpjekjen për të joshur votuesit me premtime për pensione më të larta dhe investime ruse.

Këtë herë duke e pasur me urgjente, Kremlini duket se ka hequr dorë nga të gjitha formalitetet, duke zgjedhur brutalitetin. E pse duhet ta vrisnin mendjen për fasadën? Këto referendume kishin një axhendë të brendshme dhe ndërkombëtare. Dhe audienca kryesore e Putinit është në Rusi.

Një ditë pas lajmeve për referendumet, ai urdhëroi mobilizimin e pjesshëm ushtarak, një lëvizje shumë jopopullore, të cilën Rusia e kishte shmangur prej muajsh, pavarësisht mungesës së burimeve njerëzore në front. Fushatave ruse të keqinformimit nuk u është dashur gjithmonë të jenë të sofistikuar për të qenë të besueshme për një pjesë të popullsisë.

Por në këtë rast njerëzve që u kërkohet të vrasin ose të vdesin – ose të dërgojnë të dashurit e tyre për ta bërë këtë – janë më të prirur që të pyesin për arsyen. Me gjithë shtypjen e ashpër të Rusisë ndaj disidencës, protestat kanë shpërthyer në të gjithë vendin dhe të paktën 200.000 rusë janë larguar nga vendi që nga njoftimi i Putinit, shpesh duke shpenzuar gjithë kursimet e jetës për biletat e avionit që mezi gjenden, apo duke pritur për orë të tëra në radhë në kufi.

Me një të rënë të lapsit, aneksimi synon ta transformojë konfliktin nga një “operacion special ushtarak” të largët dhe të kufizuar, dhe kur rusët mund të burgoseshin edhe vetëm nëse përdornin fjalën ‘luftë’, në një betejë për të mbrojtur territorin e Rusisë, dhe jo të Ukrainës.

Në nivel ndërkombëtar, objektivi tjetër është përshkallëzimi i përplasjes me mbështetësit perëndimorë të Ukrainës. Njoftimi i Putinit për mobilizimin, u shoqërua me kërcënimin esulmeve bërthamore nëse Ukraina do të vazhdojë të çlirojë territoret e pushtuara.

Putin po synon t’i bëjë të besueshme kërcënime të tilla, duke imponuar kapitullimin. Po ashtu ato shërbejnë për të nxitur narrativën e rreme të luftës që po përhap Rusia përmes mediavesociale dhe diplomacisë dixhitale jashtë vendit. E gjithë kjo përbën një fazë të re të rrezikshme të luftës.

Ukraina po lufton për mbijetesën e saj. Ajo nuk është e shqetësuar për përshkallëzimin e luftës, dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet. Mbështetësit e saj perëndimorë druhen me të drejtë se konflikti do të çojë në një përplasje NATO-Rusi. Por përpjekjet e Putin për të përshkallëzuar luftën në Ukrainën, do të nxisin shtimin e mbështetjes perëndimore, pikërishtnë një kohë kur ajo rrezikonte të zbehej, teksa politikanët po përballen me problemet e inflacionit dhe energjisë.

Pra lufta do të vazhdojë. Putin e ka braktisur diplomacinë. Ndërsa atij i pëlqen t’i mbajë tëhapura opsionet e tij, ato janë të kufizuara. Rusia mund të përgatisë forcat e saj për një sulm të ri në dimër. Nëse pushton territore të reja, mund të kërkojë përsëritjen e referendumeve të paligjshme atje.

Dhe ajo që është edhe më alarmante, mund të zgjerojë objektivat e saj të goditjes në Ukrainë ose në një lëvizje të dëshpëruar, mund të veprojë kundër kërcënimit bërthamor të Putinit.

Udhëheqësit amerikanë dhe evropianë kanë absolutisht të drejtë që i cilësojnë kërcënimet e Moskës si një katastrofë të rrezikshme për vetë Rusinë, dhe i denoncojnë me shpejtësi referendumet si farsë.

Ky është një moment kritik për botën, përfshirë mediat dhe kompanitë e mëdha të teknologjisë, që duhet të dyfishojnë përpjekjet në kundërshtimin e fushatave ruse tëkeqinformimit. Edhe thjesht raportimi për referendumet sikur të jenë procese zgjedhore deri diku normale, rrezikon që t’i japë një lloj legjitimiteti.

Dhe në vend se t’i fajësojnë rusët, sidomos ata që kanë ikur nga Rusia për të mos u angazhuar në një luftë me të cilën nuk janë dakord, vendet evropiane duhet t’u ofrojnë atyre një strehë të sigurt. Pasi kjo e privon Moskën nga trupat, dhe përputhet me çdo parim humanitar.

Tek e fundit, shtetet perëndimore duhet të vazhdojnë të ecin në shtegun e ngushtë e tërrezikshëm, midis mbështetjes ndaj Ukrainës dhe përshkallëzimit të rrezikshëm të përplasjes me Rusinë. Sa më të rënda të jenë provokimet e Rusisë, aq më e rëndësishme do të jetë përgjigjja me maturi, unitetit dhe vendosmëri, të cilat e kanë karakterizuar reagimin e Perëndimit deri më sot.

Shënim: Alissa de Carbonnel, zëvendësdrejtore e programit për Evropën dhe Azinë Qendrore në Grupin Ndërkombëtar të Krizave. / “The Guardian” – Bota.al

Previous Post

Evropa dhe Britania e Madhe u goditën nga një numër ‘i paprecedentë’ i rasteve të gripit të shpendëve këtë verë

Next Post

Sekretarja e Punëve të Brendshme britanike, Braverman: Shqiptarët po abuzojnë me sistemin, nuk do ia hidhni më

albnews

albnews

Related Posts

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani
Bota

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

10 May, 2025
Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë
Bota

Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

9 May, 2025
Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?
Bota

Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

9 May, 2025
Next Post
Sekretarja e Punëve të Brendshme britanike, Braverman: Shqiptarët po abuzojnë me sistemin, nuk do ia hidhni më

Sekretarja e Punëve të Brendshme britanike, Braverman: Shqiptarët po abuzojnë me sistemin, nuk do ia hidhni më

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
EMRAT/ Rrëshkitja e masivit të dheut në Gramsh, vdesin 2 të rinj që ishin duke punuar në kantier

EMRAT/ Rrëshkitja e masivit të dheut në Gramsh, vdesin 2 të rinj që ishin duke punuar në kantier

10 May, 2025
Kaloi natën në spitalin e Tiranës, çiklisti spanjoll me frakturë të vertebrës

Kaloi natën në spitalin e Tiranës, çiklisti spanjoll me frakturë të vertebrës

10 May, 2025
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

10 May, 2025
“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

10 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4670 shares
    Share 1868 Tweet 1168
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2379 shares
    Share 952 Tweet 595
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM