Anëtarësimi në BE dhe heqja e masave, Presidentja Osmani priti në zyrë ministrin hungarez për Europën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me ministrin hungarez për çështjet e Bashkimit Europian, Janos Boka.

Ata diskutuan për situatën aktuale politike dhe të sigurisë, gjithashtu edhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Presidenca e Kosovës njofton se zonja Osmani kërkoi mbështetje për avancimin e aplikimit për statusin e vendit kandidat për në BE dhe heqjen e masave të vendosura pa të drejtë.

“Presidentja Osmani theksoi nevojën e qëndrimit unik të bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë që të shmanget përsëritja e sulmeve të tilla terroriste nga bandat kriminale, të cilat mbështeten, trajnohen dhe financohen nga Serbia”, lexohet në njoftimin e presidencës së Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ministri hungarez është pritur nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministrja e jashtme, Donika Gërvalla, dhe kreu i misionit KFOR. 

Share This Article