• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, June 6, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
“Anëtarësimi, Shqipëria ende jo në vijën e finishit”. Raporti në PE: Zgjedhje konkurruese, por të polarizuara. Dialog politik dhe luftë ndërhyrjeve nga Kremlini

“Anëtarësimi, Shqipëria ende jo në vijën e finishit”. Raporti në PE: Zgjedhje konkurruese, por të polarizuara. Dialog politik dhe luftë ndërhyrjeve nga Kremlini

by albnews
4 June, 2025
in Albania
0
24
VIEWS

Deputetët e Parlamentit Europian vlerësojnë angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për anëtarësimin në BE, në një raport të miratuar të mërkurën. Raportuesi për Shqipërinë, Andreas Schieder, tha se vendi ynë është pararojë në negociatat për anëtarësim, megjithatë ende nuk është arritur vija e finishit.

Në raport bëhet thirrje për miratimin e reformave të rëndësishme, ndalimin e ndërhyrjeve të huaja – si ajo ruse – për frenimin e procesit të anëtarësimit të vendit në BE, si dhe për më shumë dialog politike. Sa i përket zgjedhjeve, përmendet fakti se ato ishin konkurruese, por të zhvilluara në një mjedis të thellësisht të polarizuar, me shqetësime për përdorimin e burimeve administrative.

Raporti u miratua në Komisionin për Punët e Jashtme me 57 vota pro, 11 kundër dhe 6 abstenime. Më pasi ai do të kalojë për votim në seancën më të afërt plenare të Parlamentit Europian.

Nevojë urgjente për thellimin e reformave

Duke përshëndetur synimin e Shqipërisë për të përmbyllur bisedimet e anëtarësimit deri në vitin 2027 dhe progresin e arritur deri tani, eurodeputetët theksojnë nevojën urgjente për të intensifikuar reformat. Prioritetet kryesore përfshijnë forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe mbrojtjen e të drejtave themelore. Forcimi i pluralizmit mediatik dhe transparencës mbetet thelbësor për të ndërtuar besimin e publikut.

Dialog politik dhe lufta kundër ndërhyrjeve të jashtme

Raporti vëren se polarizimi politik vazhdon të jetë i theksuar dhe i shoqëruar me retorikë përçarëse, duke bërë thirrje për dialog politik më konstruktiv dhe gjithëpërfshirës. Eurodeputetët shprehin shqetësim serioz për ndikimin e huaj keqdashës, veçanërisht nga burime të lidhura me Kremlinin, që kërcënojnë institucionet demokratike të Shqipërisë dhe përpjekjet për anëtarësim në BE. Ata bëjnë thirrje për rritjen e qëndrueshmërisë institucionale ndaj abuzimeve me financimin politik, manipulimeve mediatike dhe kërcënimeve kibernetike.

Mbështetje përmes iniciativave të BE-së

Eurodeputetët përshëndesin instrumentin e ri të Reformës dhe Rritjes prej 922 milionë eurosh të dedikuar për Ballkanin Perëndimor, i cili do të mbështesë Agjendën e Reformës të Shqipërisë sapo të përmbushen kushtet. Hapja e zyrës së Parlamentit Evropian në Tiranë shihet si një hap thelbësor për të forcuar lidhjet mes BE-së, institucioneve vendore dhe partnerëve të shoqërisë civile në të gjithë rajonin.

Procesi zgjedhor dhe reformat në drejtësi

Raporti analizon zgjedhjet parlamentare të majit 2025, duke i përshkruar ato si konkurruese, por të zhvilluara në një mjedis të thellësisht të polarizuar, me shqetësime për përdorimin e burimeve administrative. Eurodeputetët u bëjnë thirrje partive politike shqiptare të angazhohen për reforma të plota zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.

Përparimi i bërë në reformat gjyqësore dhe hetimet për korrupsionin në nivele të larta vlerësohen pozitivisht, megjithëse ndërhyrja politike mbetet një sfidë. Eurodeputetët bëjnë thirrje për përpjekje të vazhdueshme për të mbrojtur pavarësinë e gjyqësorit dhe për të rritur llogaridhënien.

Raportuesi Andreas Schieder (S&D, Austri) tha: “Shqipëria me të drejtë mund të quhet një ‘kandidate pararendëse’ për anëtarësimin në BE. Kjo edhe falë mbështetjes së gjerë nga populli shqiptar. Por ende nuk jemi në vijën e finishit. Është thelbësore të vazhdohet në këtë rrugë me të njëjtin ritëm dhe përkushtim, duke luftuar korrupsionin dhe forcuar shtetin e së drejtës. Duhet një fokus i qartë në zgjerimin e modelit ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e modelit të mirëqenies sociale, si dhe në një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe të plotë”.

Previous Post

Biletat për ndeshjen Shqipëri, Serbi po qarkullojnë në ‘tregun e zi’

Next Post

“Defender 25” vijon stërvitjen në zonën e Bizës, Vengu: Rrisim gatishmërinë operacionale

albnews

albnews

Related Posts

Reagime për ndërhyrjet në Burgun e Spaçit: Ferri nuk zbukurohet
Albania

Reagime për ndërhyrjet në Burgun e Spaçit: Ferri nuk zbukurohet

5 June, 2025
Bloomberg: Trump u kërkon vendeve të Ballkanit të pranojnë emigrantët e dëbuar nga SHBA
Albania

Bloomberg: Trump u kërkon vendeve të Ballkanit të pranojnë emigrantët e dëbuar nga SHBA

5 June, 2025
EMRI/ I dënuar në Angli, i sekuestrohet pasuria 500 mijë euro në Kamzë
Albania

EMRI/ I dënuar në Angli, i sekuestrohet pasuria 500 mijë euro në Kamzë

5 June, 2025
Next Post
“Defender 25” vijon stërvitjen në zonën e Bizës, Vengu: Rrisim gatishmërinë operacionale

"Defender 25" vijon stërvitjen në zonën e Bizës, Vengu: Rrisim gatishmërinë operacionale

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Romeo Beckham i jep fund lidhjes me të dashurën pas 7 muajsh, shkak marrëdhënia e tendosur me familjen

Romeo Beckham i jep fund lidhjes me të dashurën pas 7 muajsh, shkak marrëdhënia e tendosur me familjen

5 June, 2025
Në Zyrën Ovale nën presion: Merz sfidon Trump për NATO-n dhe Gjermaninë

Në Zyrën Ovale nën presion: Merz sfidon Trump për NATO-n dhe Gjermaninë

5 June, 2025
Britania e Madhe planifikon të ndërtojë fabrika të reja municionesh

Britania e Madhe planifikon të ndërtojë fabrika të reja municionesh

5 June, 2025
Reagime për ndërhyrjet në Burgun e Spaçit: Ferri nuk zbukurohet

Reagime për ndërhyrjet në Burgun e Spaçit: Ferri nuk zbukurohet

5 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4822 shares
    Share 1929 Tweet 1206
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2436 shares
    Share 974 Tweet 609
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1890 shares
    Share 756 Tweet 473
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1824 shares
    Share 730 Tweet 456
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1705 shares
    Share 682 Tweet 426
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM