Anëtari i ekipit negociues të Rusisë mendoi se në tavolinë i kishin lënë një shishe me vodkë, homologu ukrainas i thotë se është dezinfektues

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë takimit të sotëm të mbajtur në Stamboll të Turqisë mes palës ukrainase dhe asaj ruse, kamerat e mediave turke kanë regjistruar një moment interesant por të njëjtën kohë edhe qesharak.

Anëtari i ekipit negociues rus Vladimir Medinski, u fiksua pas shishes së vogël që gjendej në tavolinë dhe filloi ta analizojë duke tentuar të kuptojë për çfarë bëhet fjalë.

Por ishte homologu ukrainas David Arahmi, që ishte ulur përballë tij dhe që bërtiti “dezinfektues” është. E sikur kjo të mos mjaftonte, ai shtoi duke thënë se “mendonte se bëhej fjalë për vodkë”.

Përgjigja e tij e bëri të qesh ukrainasin që ishte ulur përballë tij, dhe nga çasti në çast pritet të fillonte takimi i tyre me shpresën se do të gjendet një zgjidhje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Share This Article