Angela Merkel thotë se burri i saj merret me larjen e rrobave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediet gjermane kanë shkruar për një intervistë te kancelares Angela Merkel, e cila ka zbuluar pak nga jeta e saj private.

E njohur si një ndër politikanet që nuk ekspozon jetën private, duke qenë shumë e panjohur edhe për mediet, ajo në një intervistë është pyetur se çfarë  lloji të lavatrices ka në shtëpi, ku ajo është përgjigjur shumë hapur, se nuk e di.

“Të them të drejtën, burri im merret me atë çështje, ai merret me lavatricen”, është përgjigjur Merkel.

Jeta e Angela Merkel dhe burrit të saj Joachim Sauer është e panjohur, pak detaje që dihen për kancelaren është se asaj i pëlqen supa me patate, madje thuhet se vet e gatuan atë lloj supe, dhe se patatet mbillen rregullisht në kopsht, thuhet në një artikull të Bild.

Share This Article