Angelia Jolie e shet pikturën e Churchillit për 7 milionë pound

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një pikturë e bërë nga ish-kryeministri britanik, Winston Churchill, e cila ishte në pronësi të aktores Angelina Jolie, është shitur për 7 milionë pound në një ankand të mbajtur në Londër.

Çmimi i shitjes ishte gati katër herë më i lartë sesa vlerësimi paraprak dhe e theu rekordin e pikturës më të shtrenjtë të ish-kryeministrit Churchill, që deri më tani ishte më pak se 1.8 milion pound.

Piktura e quajtur “The Tower of the Koutoubia Mosque”, e bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore, iu shit një blerësi anonim, shkruan BBC.

Churchill në atë kohë u frymëzua nga qyteti maroken, Marrakesh, dhe e bëri pikturën me vaj pas Konferencës së Kasablankës më 1943.

Ai ia bëri dhuratë këtë pikturë presidentit të atëhershëm të Shteteve të Bashkuara, Franklin Roosevelt.

Piktura përfundoi në duart e aktores së njohur, Angelina Jolie, kur doli në shitje në New Orleans në vitin 2011.

Para se të bëhej pjesë e politikës, kryeministri historik i Britanisë së Madhe, Winston Churchill, ishte oficer ushtarak dhe filloi të pikturonte relativisht vonë, në moshën 40-vjeçare.

Piktura e shitur me çmim rekord paraqet minaret e një xhamia prapa murit rrethues të qytetit të vjetër. Në prapavijë shihen malet, ndërsa para murit janë disa figura të vogla me ngjyra.

Share This Article