Angelina Jolie ka dhënë së fundmi një intervistë për prestigjozen ‘Vogue’, ku ka rrëfyer shumë detaje mbi jetën e saj pas ndarjes së bujshme nga Brad Pitt.
Aktorja është shprehur se prindërimi dhe fëmijët e saj janë ato që i kanë dhënë forcë për ta mbajtur gjallë, gjatë kësaj periudhe të vështirë.
“Isha 26 vjeçe kur u bëra nënë. E gjithë jeta ime ndryshoi. Të kesh fëmijë më shpëtoi dhe më mësoi të jem ndryshe në këtë botë. Mendoj se këtë periudhë do të kisha kaluar në një mënyrë shumë më të errët nëse do të doja të jetoja për ta. Ata janë më të mirë se unë e më të fortë se unë,”- tha ajo.
“Jam ende duke e kuptuar se kush jam në moshën 48-vjeçare. Mendoj se jam në tranzicion si person. Nuk ndihem sikur kam qenë vetvetja për një dekadë, në një farë mënyre. Ne kishim shumë plagë për të shëruar. Jemi ende duke gjetur bazën tone,”- shpjegoi ajo.
Jolie dhe Pitt, të cilët njoftuan divorcin e tyre në 2016 pas 12 vitesh së bashku, kanë gjatë fëmijë: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët: Vivienne e Knox.