ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 4 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 4 hours ago
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë  4 hours ago
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan  4 hours ago
Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra  4 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Angellov i reagon Ahmetit pasi bërtiti UÇK në qendër të Shkupit: Kujdes me kërcënimet, përdorni frenat e dorës

albnews by albnews
22 April, 2024
in Maqedonia
0
Angellov i reagon Ahmetit pasi bërtiti UÇK në qendër të Shkupit: Kujdes me kërcënimet, përdorni frenat e dorës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i partisë “Dinjiteti”, pjesë e koalicionit të VMRO-DPMNE-së, Stojançe Angellov, ka reaguar pas fjalimit kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit, pasi ky i fundit të dielën iu është kundërpërgjigjur liderit të partisë opozitare maqedonase VMRO-DMNE-së, përkatësisht liderit të saj Hristjan Mickoski, i cili së fundmi ka ngritur tonet nacionaliste kundër shqiptarëve.

“Në tubimin e mbrëmshëm të BDI-së në qendër të Shkupit, ish-komandanti i UÇK-së dhe kryetari aktual i BDI-së, Ali Ahmeti, ka kërcënuar hapur dhe drejtpërdrejt Hristijan Mickoskin, që është shoqëruar me thirrjet “UÇK, UÇK, UÇK, UÇK të cilave iu bashkua dhe vetë Ahmeti duke thirrur me zë të lartë “UÇK, UÇK, UÇK”, thuhet në reagimin e Angellovit në Facebook.

RelatedPosts

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK

Katica Janeva lirohet me kusht nga burgu i Idrizovës

Rrëzohet avioni sportiv në Maqedoninë e Veriut, lëndohen dy shqiptarë

Ai ka shtuar se Ahmeti nuk duhet t’ua kujtoj maqedonasve se çfarë emocionesh ngjall përmendja e UÇK-së në qendër të Shkupit, pikërisht në sheshin e Shkupit, ndërsa të pranishmit valëvitnin flamuj të panumërt shqiptarë dhe flamuj të UÇK-së, pa asnjë flamur maqedonas.

“Prandaj, i them Ali Ahmetit të ketë kujdes me kërcënimet. Mickovski nuk është vetëm. Pas tij qëndron VMRO DPMNE dhe koalicioni ‘Maqedonia juaj’. Pas tij qëndron një shumicë dërrmuese e popullit maqedonas, por edhe një shumicë dërrmuese nga ne, ‘branitellat’ maqedonas të vitit 2001”, shtoi.

“Po ata ‘branitella’ që në luftën e 2001 ju mposhtën në të gjitha betejat në fushëbetejë, po ata ‘branitella’ nga të cilët ju shpëtuan të huajt ndërsa ju valëvitët flamuj të bardhë në Haraçinë. Prandaj, ngrini frenat e dorës në kohë. Sepse, siç thekson çdo ditë Mickoski, po afron koha e përgjegjësisë për gjithçka që BDI i ka bërë Maqedonisë, duke filluar nga viti 2001 e deri më sot”.

https://www.facebook.com/watch/?v=2365476243661343

Ndryshe, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, njëherit lideri i koalicionit “Fronti Evropian”, Ali Ahmeti, theksoi se Mickoski “është rritur me gurabi”.

“Hristjan Mickoski është rritur me keksa. Unë, Hristjan jam rritur në kullë prej guri që tre herë është djegur prej pushtuesve”, tha Ahmeti, dhe në këto momente filluan brohoritjet “UÇK, UÇK”, të cilat i vazhdoi edhe kreu i BDI-së.

“Dikujt mund t’i vijë mërzi se pse këta të rinj thërrasin UÇK. Por, UÇK-ja është ajo që e bëri Maqedoninë. UÇK-ja është ajo që i bëri të gjithë me dinjitet, edhe komunitetet…”, potencoi.

VMRO-DPMNE të gjithë fushatën zgjedhore e ka reduktuar në sulmet ndaj BDI-së, përkatësisht kryetarit Ali Ahmeti, por edhe kandidatit të “Frontit Evropian” për President të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

14 December, 2025
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

14 December, 2025
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result