Anglezët pushtojnë futbollin e Evropës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Chelsea është finalisti i dytë i Ligës së Evropës, pas Arsenalit që u kualifikua po sonte.

Finalja e Ligës së Evropës zhvillohet më 29 maj në Azerbajxhan, ku do të ndeshën dy klubet angleze Arsenal dhe Chelsea.

Dy klube angleze do të ndeshën edhe në finalen e Ligës së Kampionëve më 1 qershor në Madrid dheshen Liverpool dhe Tottenham.

 Chelsea arriti sonte me mund të madh ta mposht Eintracht Frankfurt dhe këtë e arriti vetëm në ekzekutimin e penalltive, ku u tregua më i mire se gjermanët.

Koha e rregullt e lojës përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1, ashtu siç kishte përfunduar edhe në lojën e parë. 

Gjatë ekzekutimit të penalltive portieri anglez priti dy penallti, duke ia siguruar klubit të tij kalimin në finalen e Ligës së Evropës.

Vlen të theksohet se në dy finalet e madha janë edhe lojtarët shqiptarë, Shaqiri të Liverpooli dhe Xhaka e Mustafi të Arsenali.

Share This Article