Anglezët pushtojnë plazhin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duket se në Angli nuk duan t’ja dinë për koronavirus, teksa pamjet që vijnë sot nga Mbretëria e Bashkuar janë të llahtarshme.

Mijëra persona kanë mësyrë në plazhet e Anglisë duke harruar këshillat e ruajtjes nga Covid-19, pasi temperaturat shënuan ditën e dytë më të nxehtë të vitit.

Forcat policore në mënyrë të dëshpëruar urdhëruan njerëzit për të qëndruar larg njëri-tjetrit apo për ta menduar dy herë këtë që po bënin, por pa rezultat.

Sipas autoriteteve të zonës së Bournemouth, kaosi erdhi pasi një grumbull i madh njerëzish u sulën drejt së njëjtës zonë, dhe nuk preferonin të shpërndaheshin.

Në terren kanë shkuar më shumë patrulla policie për t’i bindur turmat e njerëzve që refuzojnë të kthehen në shtëpi.

Share This Article