Anglezi që udhëton me makinën më të vogël në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një burrë në Angli që drejton makinën më të vogël në botë thotë se njerëzit tallen me të për automjetin e tij të vogël-por ai tani po qesh i fundit kur merr faturën e gazit prej 9.17 dollarëve.

Sipas medieve të huaja, Alex Orchin, 31-vjeçar, shihet duke u endur nëpër fshatin e tij në Wivelsfield, Sussex, me punët e tij të përditshme me makinën e tij të çuditshme blu, Peel P50.

Makina është vetëm 134 centimetra e gjatë, 98 centimetra e gjerë dhe 100 centimetra e lartë dhe ka një rezervuar benzine 5 litra.

Ai thotë se kushton “rreth 7 funte (9.17 dollarë)” apo më shumë për ta mbushur.

Makina me një ulëse nuk zë një çantë shpine ose valixhe brenda dhe vetë Alex mezi futet brenda.

“Që kur isha fëmijë kamë pasur gjithmonë një interes për makinat e vjetra dhe të pazakonta”, thotë ai.

Share This Article