Anglezi shkoi në Ukrainë për të luftuar, por u bë ”pishman”: Pashë një mision vetëvrasës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vullnetarë nga Europa e jo vetëm janë bashkuar krah Ukrainës në përballjen e fortë ndaj agresionit rus. Ben Spann ishte një nga britanikët që udhëtoi në Ukrainë për t’u bashkuar me luftën ushtarake kundër pushtimit rus. Ai thotë se u largua nga zona e luftës mes frikës se po përballej me një mision vetëvrasës, dhe kjo është një deklaratë bombë.

36-vjeçari pohon se kaloi pesë ditë në një shtëpi të sigurt në Ukrainën perëndimore me katër ish-ushtarë britanikë dhe në një moment i kishte drejtuar një armë në kokë pasi prona u kontrollua nga “Ekipi ukrainas SWAT”. Ben Spann drejton një shoqatë bamirësie kundër krimit, ku tregon se donte të ndihmonte në mbrojtjen e Ukrainës sepse besonte se ishte gjëja e duhur për të bërë, por pranon se ishte një makth absolut.

Ne u ulëm me AK-47 të drejtuar nga koka për 20-30 minuta, me duart në kokë, ndërsa ata kërkonin gjithandej dhe ne ishim duke u marrë në pyetje. Një djalosh refuzoi të kthehej”. Në ditën e tij të pestë në Ukrainë, Spann tha se po merrte “pikëllim të vërtetë” nga gruaja dhe djali i tij.

“Në atë moment, po merrja një pikëllim të vërtetë nga gruaja ime dhe djali im”. Pasi u largua nga Ukraina, ai tha se emocionet e gruas së tij u kthyen nga ”shqetësimi në zemërim”.

Share This Article