Angli/ I riu humb jetën nga Covid, miqtë kërkojnë ndihmë për të dërguar trupin në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

28-vjeçari shqiptar, Sidorel Myzeqari, ka humbur jetën si pasojë e Covid-19, njoftojnë miqtë e tij.

I riu nga Elbasani ndërroi jetë dje (21 tetor) në Angli.

Në pamundësi financiare për të kthyer trupin e mikut të tyre në Shqipëri, ata kërkojnë ndihmë nga të gjithë shqiptarët nëpërmjet platformës “gofundme“, për të mbledhur para.

“Sidorel Myzeqari , 28 vjeç nga fshati lumas i Elbasanit ndërroi jete dje ne 21/10/21 nga virusi Covid 19. Të Dashur bashkëatdhetarë ju lutem ndihmoni , ne kemi krijuar këtë mbledhje fondesh për mikun tonë të dashur, i cili ishte një djalë dhe vëlla i dashur, i cili u mor aq shpejt nga ne. Sidoreli ndërroi jetë mbrëmë pasi vuajti nga Covid 19 , ky virus i tmerrshëm tani ka marrë një jetë tjetër, Ne kërkojmë ndihmën tuaj për të ndihmuar familjen e tij që ta kthejmë atë në shtëpi në Shqipëri ku mund të prehet në qytetin e tij të lindjes. Ky është një shpenzim i cili është tepër i vështirë për tu financuar, nëse keni një moment të lirë ju lutemi ta ndihmojmë familjen e tij për te mbuluar riatdhesimin e Sidorelit dhe kostot e funeralit“, shkruajnë miqtë e 28-vjeçarit.

Share This Article