Angli/ Merret me qira anija për strehim azil kërkuesish, pritet të strehohen 500 persona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Home Office, ministria e punëve të Brendshme angleze finalizoi këtë të Mërkurë, marrjen me qira një anije në portin Portland në Dorset me synimin e akomodimit të azil kërkuesve.

Në këtë anije pritet të strehohen 500 persona.

Home Office cituar nga mediat angleze thotë se në këtë anije emigrantëve do tu ofrohen kushte bazike jetese, shërbim shëndetësor dhe ambiente kateringu për ushqimin.

Anija do të ruhet 24/7 me roje sigurie për të minimuar shqetësimet ndaj banorëve lokal.

Nga vala masive e të mbërriturve me gomone vitin e shkuar 43.000 persona akomodimi tyre  në hotele, i ka kushtuar deri më tani qeverisë angleze 3.5 miliard sterlina.

Momentalisht 51.000 azil kërkues janë strehuar në 400 hotele në të gjithë Anglinë.

Home Office e shikon zgjidhjen e uljes së kësaj kostoje financiare duke përdorur anije të tilla apo kthimin në kampe refugjatësh të disa ish bazave ushtarake por ka hasur në kundërshti nga autoritetet lokale me argumentin se këto zona nuk mund të kthehen në geto emigrantësh.

Share This Article