Fëmijët e moshës nga 5 deri në 11 vjeç në Angli, nga e hëna mund të rezervojnë takimin për një vaksinë anti Covid-19, shkruan ITVnews.
Prindërit mund të lënë takimet përmes faqes së internetit të NHS ose duke telefonuar në numrin 119 nga ora 7 e mëngjesit të së shtunës.
Rreth pesë milionë fëmijë kanë të drejtë për tu vaksinuar, pas suksesit të fushatës për të vaksinuar të rinjtë me probleme shëndetësore.
Shumica e takimeve të reja do të jenë në qendrat lokale të vaksinimit ose farmacitë e komunitetit jashtë orarit të shkollës dhe do të ketë klinika të disponueshme me orare të tjera.
NHS England tha se më shumë takime do të shtohen gjatë javës, kështu që kushdo që nuk mund të marrë një takim të përshtatshëm duhet të vazhdojë të përpiqet.
Fëmijëve do t’u ofrohen dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, të paktën 12 javë nga njëra tjetra, me një të tretën e fuqisë normale.
Familjeve do t’u jepet një kartë regjistrimi i vaksinimit me emrin e vaksinës, numrin e grupit dhe datën e dhënies së vaksinës.