Angli/ Një çift gjendet i pajetë brenda shtëpisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një çift britanik është gjetur i vdekur nga helmimi i dyshuar me monoksid karboni në shtëpinë e tyre në Majorca të Britanisë së Madhe.

Alarmin e dha një grua që kujdesej për mirëmbajtjen e shtëpisë së çiftit pasi nuk arriti të kontaktonte dot me ta. Ajo gjeti njërin prej trupave të pajetë në karrige e tjetrin në shtrat.

The Mirror shkruan se burri ishte 62 vjeç dhe partnerja e tij 56 vjeç.

Për vdekjen e çiftit kanë nisur hetimet e menjëhershme ndërsa dyshohet se ata mund të jenë djegur me një ngrohës me gaz brenda shtëpisë.

Monoksidi i karbonit është një gaz pa ngjyrë dhe pa erë, por mund të jetë vdekjeprurës.

Kujtojmë se në Tetor, tre miq u gjetën të vdekur në mënyrë misterioze brenda Airbnb-së së tyre në Meksikë pikërisht nga helmimin  me monoksid karboni./tvklan.al

Share This Article