ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave ne Uk 7 hours ago
Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë 7 hours ago
Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura  7 hours ago
Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë 7 hours ago
Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur  7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Angli-Shqipëri, gazetari raporton nga Wembley: Interesi më i madh tek debutimi i Tuchel, shqiptarët kanë siguruar bileta në çdo tribunë

albnews by albnews
10 March, 2025
in Albania, UK
0
Angli-Shqipëri, gazetari raporton nga Wembley: Interesi më i madh tek debutimi i Tuchel, shqiptarët kanë siguruar bileta në çdo tribunë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në prag të duelit të parë të kualifikueseve për Kupën e Botës mes Anglisë dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet më 21 mars, gazetari Fatjon Baze ka bërë një lidhje direkte nga Wembley për emisionin “Max Sport”, transmetuar në Euronews.

Ai ka ndarë informacion të vlefshëm mbi këtë ndeshje dhe ka analizuar atmosferën e krijuar përballë kësaj sfide të rëndësishme.

RelatedPosts

Titujt e Gazetave ne Uk

Princi George i bashkohet Kate, Mbretit dhe Mbretëreshës në Festivalin e Përkujtimit (video)

Britania e Madhe kthen sytë nga Danimarka për të frenuar migracionin e paligjshëm! Cilat janë rregullat strikte të programit danez

Baze ka theksuar se përballja me Shqipërinë, edhe pse e vlerësuar maksimalisht nga Anglia, do të ketë një vëmendje të shtuar për një arsye të veçantë – debutimin e trajnerit gjerman Thomas Tuchel në stolin e “Tre Luanëve”. Ky fakt ka ngritur ndjeshëm interesin për këtë ndeshje, pasi ndeshja e parë e Tuchel me Anglinë pritet të shënojë një moment kyç në historinë e Kombëtares angleze.

“Interesi për këtë ndeshje është shumë i lartë, jo vetëm nga opinioni publik, por edhe nga shtypi sportiv. Anglia e shikon këtë përballje me Shqipërinë si një mundësi për të nisur kualifikueset me këmbën e mbarë dhe të marrin pikët e plota,” shpjegoi Baze.

“Ajo që është me rëndësi është se të gjithë sytë janë drejtuar tek trajneri Tuchel, i cili ka një CV të pasur dhe të suksesshme. Tifozët dhe drejtuesit e Federatës angleze presin që ai të sjellë sukses dhe një identitet të ri për Kombëtaren,” shtoi ai.

Gazetari shtoi gjithashtu se shumë do të jetë e rëndësishme lista e lojtarëve që Tuchel do të zgjedhë për këtë ndeshje dhe për sfidën e ardhshme me Letoninë. “Pritet të shohim se si do të formulohet lista e tij e lojtarëve. Ai ka përpiluar një listë të zgjeruar me 55 futbollistë, dhe ndryshe nga raportimet e tjera, Tuchel ka qëndruar në Angli, duke ndjekur ndeshjet dhe komunikuar me shumë lojtarë,” nënvizoi gazetari sporitv.

Po ashtu, ai theksoi se tifozët shqiptarë do të jenë të pranishëm në çdo cep të stadiumit të Wembley, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe elektrizuese. “Stadiumi është ‘sold-out’, dhe tifozët shqiptarë kanë siguruar një numër të konsiderueshëm biletash. Ata nuk do të jenë vetëm në sektorin e caktuar nga Federata angleze, por flamuri shqiptar do të valvitet në çdo cep të Wembley. Pavarësisht se në fushë mund të ketë diferenca të mëdha, në shkallët e stadiumit atmosfera do të jetë e jashtëzakonshme. Tifozët kuqezi po organizohen me pasion dhe po bëhen gati për të krijuar një atmosferë që do të jetë e papërsëritshme,” përfundoi ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave ne Uk

Titujt e Gazetave ne Uk

9 November, 2025
Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë

Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë

9 November, 2025
Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura 

Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura 

9 November, 2025
Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë

Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result